Truk i shkëlqyer për t’i shpëtuar xhemperët e leshtë të tkurrur

Life style

Truk i shkëlqyer për t’i shpëtuar xhemperët e leshtë të tkurrur

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:03
Nëse xhemperi juaj i preferuar duket sikur i përket një fëmije gjashtëvjeçar, ekziston një zgjidhje që është mjaft e thjeshtë.

Me siguri ju ka ndodhur që, për ndonjë arsye, xhemperi juaj i preferuar nga kashmiri të jetë zvogëluar gjatë larjes. Ndoshta bashkëshorti juaj i ka larë rrobat në programin e gabuar të lavatriçes. Sido që të jetë, aksidentet ndodhin.

Nëse xhemperi juaj i preferuar duket sikur i përket një fëmije gjashtëvjeçar, ekziston një zgjidhje që është mjaft e thjeshtë.

Para së gjithash, merrni frymë thellë. Nuk ka asnjë arsye që ta hidhni xhemperin tuaj të preferuar. Provoni këtë truk dhe ktheni xhemperët tuaj, bluzat e pambukut dhe xhinset në gjendjen e tyre origjinale.

Mbushni lavamanin me ujë të vakët dhe shampo për foshnje ose kondicioner të flokëve. Nëse po e rikuperoni xhemperin tuaj të leshtë, do t'ju duhet më shumë shampo ose detergjent për larjen e leshit.

Zhyteni xhemperin dhe lëreni në ujë për dhjetë minuta, kjo do t’i relaksojë fibrat e rrobës. Derdhni ujin nga lavamani. Butësisht ndrydheni xhemperin dhe mos e shpëlani me ujë të pastër.

Vendoseni një peshqir në një sipërfaqe të rrafshët dhe vendoseni xhemperin mbi të. Mbështilleni në peshqir. Peshqiri do ta thithë ujin e tepërt. Pastaj vendoseni xhemperin në një peshqir të thatë dhe shtrijeni derisa është ende i lagësht. Mbajeni kështu derisa të thahet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat