Truqet stilistike me ndihmën e të cilave këmbët tuaja në çizme do të duken më të gjata

Life style

Truqet stilistike me ndihmën e të cilave këmbët tuaja në çizme do të duken më të gjata

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:03
Ilustrim

Zgjedhja e modelit të duhur nuk është aq e lehtë, vetëm një gabim mund të ndikojë që këmbët tuaja në çizme të duken më të trasha dhe më të shkurtra se sa vërtet janë

Për të arritur efekt të kundërt dhe për të gjetur çizmet të cilat vizualisht do të të hollojnë dhe zgjasin këmbët tuaja, ju këshillojmë që t’i kushtoni kujdes këtyre tri gjërave me rastin e blerjes herën tjetër.

Shmangni materialet me llak dhe ato që shkëlqejnë

Nëse dëshironi që këmbët tuaja të duken të gjata, shmangni materialet me çfarëdo shkëlqimi që të kenë. Në vend të tyre, zgjidhni modelin nga lëkura e lëmuar apo nga materiale të ngjashme.

Kujdes me ngjyrat

Zgjedhja më e mirë gjithmonë është klasikja – me çizme ngjyrë të zezë apo bezhë nuk do të gaboni. Nëse vendosni për çizme me ngjyrë të shndritshme, zgjidhni ato të cilat për një nuancë janë të ngjashme me lëkurën tuaj, posaçërisht nëse do t’i bartni me fustane

Nëse dëshironi ndonjë me model apo ngjyrë mbresëlënëse, atëherë le të jenë ato çizme deri në nyellin e këmbës me taka sa më larta.

Sa më të larta, aq më mirë!

Dhe me atë rast nuk mendojmë për kuantitetin por për lartësinë e thembrës. Natyrisht, le të jetë ajo akoma në suaza të rehatisë, mirëpo për çdo rast shmangni takat e ulëta dhe të trasha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat