Ja si do e kaloni këtë Shën Valentinin, sipas shenjës së horoskopit - Bota Sot
Ja si do e kaloni këtë Shën Valentinin, sipas shenjës së horoskopit

Life style

Ja si do e kaloni këtë Shën Valentinin, sipas shenjës së horoskopit

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

DASHI

Do të kesh një udhëtim të bukur që do të shoqërohet me pasion. Beqarët do të takojnë dikë papritur. Dhurata që mund të marrësh janë lule.

DEMI

Romaca dhe lulet po të presin. Do të kesh shanse që të përjetosh disa mundësi që i kishe humbur më parë. Ndoshta këto do të sjellin dashurinë e vërtetë tek ty. Në këtë ditë Shën Valentini mund të surprizohesh me cokollata.

BINJAKËT

Ke nevojë të marrësh disa vendime të mëdha për lidhjen tënde. Dita do të të provojë se sa i/e dashuruar je. Dhurata për ty do të jetë një orë.

GAFORRJA

Romanca nuk është në nivelet më të larta për ty. Nëse je në një lidhje, nuk do marrësh përgjigjen që pret. Beqarët nuk do kenë eksperienca të reja. Megjithatë do të kaloni një ditë të bukur me njerëzit e dashur. Dhurata për ty është një parfum.

LUANI

Kjo ditë Shën Valentini do të jetë e miksuar për ty. Mund të përballesh me disa probleme, por do dish të dalësh nga situata. Gjithsesi, lidhja nuk është prioritet për ty tani. Do kesh disa surpriza të këndshme që do të të kënaqin shpirtin. Një prej dhuratave që mund të marrësh është një biletë për të bërë një banjë të mirë me hidromasazh.

VIRGJËRESHA

Nuk do jesh shumë i/e entuaziazmuar për këtë Shën Valentin. Mund të përballeni me situata emocionale, por sugjerohet që të kaloni cdo gjë më qetësi. Dhurata ideale për ty do të jetë një letër e shkruajtur me dorë nga një person i vecantë.

PESHORJA

Do të kalosh një ditë shumë të këndshme. Shkurti do të të bëjë të marrësh vendime të rëndësishme për jetën tënde. Romanticiteti nuk do të mungojë për ty. Dhurata ideale që mund të marrësh do të jetë një aksesor.

AKREPI

Për akrepët, kjo do jetë një ditë e bukur për dashurinë dhe do të shoqërohet me pasion dhe lumturi. Dicka e madhe mund të ndodhë mes jush. Gjithcka mund të shkaktohet nga dhurata, “shishe verë”.

SHIGJETARI

Mund të gjesh veten dhe gjysmën tuaj më të mirë në kopshtin e ëndrrave. Do të jetë një ditë e mbushur me buzëqeshje sa i përket aspektit romantik. Mund të surprizohesh me një pikturë të personalizuar.

BRICJAPI

Këtë vit, Shën Valentini do të formojë dëshirat dhe kërkesat e tua romantike. Mund të surprizohesh me gjëra të mëdha sa i përket frontit ekonomik, qoftë duke marrë një dhuratë të vogël.

UJORI

Ti ke shumë fat. Venusi do të të hap rrugën për një takim romantik. Shijoje këtë ditë dhe përjeto dashurinë e vërtetë. Një person i vecantë mund të të surprizojë me lule.

PESHQIT

Mund të kesh një debat të madh me partnerin/partneren, kështu që do bësh mirë nëse mban në kontroll temperamentin dhe sjelljen tënde pasi heshtja mund të të dëmtojë keq. Megjithatë mund të surprizohesh me gota ose enë kuzhine.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...