Eurostat: Më së shumti kurora bëjnë shqiptarët, ndërsa në BE, Lituania dhe Rumania - Bota Sot
Eurostat: Më së shumti kurora bëjnë shqiptarët, ndërsa në BE, Lituania dhe Rumania

Life style

Eurostat: Më së shumti kurora bëjnë shqiptarët, ndërsa në BE, Lituania dhe Rumania

Nga: F. B. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:32
Ilustrim

Në një raport publikuar në euroactiv.rs ndër tjera thuhet se më së shumti kurorëzime nga vendet e BE-së bëhen në Lituani, më së paku në Slloveni, Itali e Luksemburg, ndërsa nga vendet tjera Shqipëria është vendi ku ka më së shumti kurorëzime me 7,9 në 1 mijë banorë, ndërsa për Kosovë të dhënat janë nga viti 2016 dhe ka pasur shkallën 9 kurorëzime në 1 mijë banorë.

Numrin më të madh të kurorëzimeve në BE e shënon Lituania, ndërsa numrin më të vogël Sllovenia, thuhet në raportin e Agjensionit të Statistikave Evropiane të publikuar me 14 shkurt në ditën që në botë e festojnë si dita e të dashuruarve.

Në BE në mesatare bëhen 4,3 kurorëzime në 1 mijë banorë, që është përgjysmë më shumë që bahen në Lituania ku shifra arrihet 7.5 , ndërsa Rumania ka shkallën prej 7.3 kurorëzime.

Më pas në renditje radhiten Letonia dhe Qipro me rreth 7 kurorëzime në 1 mijë banorë raportojnë të dhënat e Eurostat-it q bazohen në të dhënat e grumbulluara gjatë vitit 2017.

Ndërkohë nga vendet tjera Kosova me të dhënat nga viti 2016 ka një shkallë prej 9 kurorëzime në 1 mijë banorë, ndërsa Shqipëria në vitin 2017 ka pasur shkallën prej 7,9 kurorëzime në 1 mijë banorë.

Vendet e ish-Jugosllavisë kanë shkallë më të ultë, kështu Mali i Zi ka shkallën 5,3, Serbia 5,1, ndërsa Kroacia 4,9 kurorëzime në 1 mijë banorë, ndërsa Maqedonia ka shkallën më të lartë 6,6 kurorëzime.

Nga vendet më kurorëzime më të pakta në BE në 1 mijë banorë, me shkallën rreth 3 kurorëzime e kanë Sllovenia, Italia, Luksemburgu dhe Portugalia shkruan në raportin Eurostat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...