Pse nuk preferohet të bëni dush çdo ditë?

Life style

Pse nuk preferohet të bëni dush çdo ditë?

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Ekzistojnë këndvështrime të ndryshme lidhur me sa herë në javë duhet një person të lahet.

Sipas një sondazhi të realizuar vitin e shkuar, 4 në 5 femra nuk lahen çdo ditë, ndërsa një pjesë deklaruan se mund të qëndronin edhe 3 ditë pa bërë dush.

Një tjetër studim, realizuar nga shkencëtarë në Universitetet e Manchester, Edinburgh, Lancaster dhe Southampton, dolën në konkluzionin se tre e katërta e të intervistuarve bënin dush të paktën 1 herë në ditë.

Pyetja që shtrohet është, nëse po laheni më shumë seç duhet dhe a ka një numër “të duhur” dushi që duhet të bëjmë gjatë javës?

Sipas Profesorit Stephen Shumack, president i “Australasian College of Dermatologist”, duhet të laheni kur është e nevojshme.

Duke folur për “Sunday Morning Herald”, ai tha: “Ideja e të bërit dush çdo ditë është kthyer në një gjë të zakonshme vetëm gjatë këtyre 50 – 60 viteve të fundit”. Presioni për ta bërë këtë, është në fakt presion social, sesa një nevojë reale. Është bërë popullore për shkak të nevojës së shoqërisë për të mbajtur erë të mirë. Në fakt, janë vetëm gjendrat në sqetulla dhe ije që prodhojnë erë trupi”.

Shumack shprehet gjithashtu se, një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund të shkaktojë më shumë probleme sesa mendoni, pasi i heq lëkurës vajërat natyrale që prodhon trupit për të mbrojtur qelizat e lëkurës.

Kjo, sipas ekspertit, e dëmton lëkurën dhe e bën atë më të prekshme nga bakteret dhe viruset, duke çuar në probleme si irritime, kruarje, tharje të saj dhe në një stad më të agravuar, në shfaqjen e ekzemës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat