Ja shenjat që nuk interesohen fare për ditën e të dashuruarve

Life style

Ja shenjat që nuk interesohen fare për ditën e të dashuruarve

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Sot ishte dita e Shën Valentinit. Të gjithë çiftet kishin bërë përgatitjet e tyre për të kaluar momente romatike.

Por Horoskopi ka zbuluar se cilat shenja nuk u intereson fare dita e të dashuruarve.

Ja cilat janë shenjat:

Binjakët

Tashmë e dini që Binjakët janë një ndër shenjat më të dyjëzuara të zodiakut. Ky lloj dualiteti i shoqëron në çdo fushë të jetës, pa përjashtuar ndjenjat. Aq më pak martesën. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë, e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse një Binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, ka mundësi të zhduket fare. Kështu që mendohuni mirë para se të propozoni një Binjak.

Luani

Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, mirëpo n.q.s i propozoni në një shesh të madh plot njerëz, e sigurt që nuk do t’ua falte kurrë. Të lindurit në këtë shenjë e kanë të vështirë të marrin hapin e madh dhe si sqimtarë që janë, duhet kohë që të bindin veten se ka ardhur koha të ndajnë përditshmërinë me dikënd tjetër.

Shigjetari

Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë. Por, kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’u marrë lirinë.

Ujori

Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Kur bëhet fjalë për martesën, ok më mirë të mos bëhet fjalë fare, i shmangen dhe izolohen në botën e tyre të rrëmujshme emocionale. Kjo shenjë e ka të vështirë të pranojë dikë në jetën e tij/saj ndaj duhet të keni kujdes para se të bëni propozimin e madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat