Katër shenjat e Horoskopit, që nuk kanë ndërmend të martohen

Life style

Katër shenjat e Horoskopit, që nuk kanë ndërmend të martohen

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 06:04
Ilustrim

Katër shenjat e mëposhtme duan ta shtyjnë sa më gjatë ditën e martesës. Ja cilat janë ato.

Binjakët: Tashmë e dini që Binjakët janë një ndër shenjat më të dyjëzuara të zodiakut, dhe mesa duket ky lloj dualiteti që i shoqëron në çdo fushë të jetë, nuk përjashton as ndjenjat, aq më pak martesën. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë, e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse një Binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare. Kështu që mendohuni mirë para se të propozoni një Binjak.

Luani: Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, mirëpo n.q.s i propozoni në një shesh të madh plot njerëz, e sigurt që nuk do t’ua falte kurrë. Të lindurit në këtë shenjë e kanë të vështirë të marrin hapin e madh dhe si sqimtarë që janë, duhet kohë që të bindin veten se ka ardhur koha të ndajnë përditshmërinë me dikënd tjetër.

Shigjetari: Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’u marrë lirinë.

Ujori: Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Kur bëhet fjalë për martesën, ok më mirë të mos bëhet fjalë fare, i shmangen dhe izolohen në botën e tyre të rrëmujshme emocionale. Kjo shenjë e ka të vështirë të pranojë dikë në jetën e tij/saj ndaj duhet të keni kujdes para se të bëni propozimin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat