Nuse për herë të parë pas shumë vitesh martesë, çifti realizon ëndrrën e tyre - Bota Sot
Nuse për herë të parë pas shumë vitesh martesë, çifti realizon ëndrrën e tyre

Life style

Nuse për herë të parë pas shumë vitesh martesë, çifti realizon ëndrrën e tyre

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:21
Surpriza ishte pikërisht organizimi i një dasme dhe plotësimi i ëndrrës së Emit, që të vishej nuse.

Historia që mbylli puntatën e shtatë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e dashurisë së Erjonit dhe Emit. Në momentin që ata ishin takuar kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Pas disa muajve Erjoni dhe Emi kishin vendosur që të martoheshin dhe të emigronin për në Gjermani.

Për shkak të vështirësive ekonomike ata nuk kishin organizuar një dasëm të cilën Emi e kishte ëndërruar gjithmonë.

Erjoni i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” që të falenderonte Emin për dashurinë që ajo i dhuron çdo ditë, por edhe për t’i organizuar një surprizë që nuk do ta harrojë kurrë.

“Të kam sjellë në këtë studio për të të falenderuar për çdo moment të bukur që i ke dhënë jetës sime. Të faleminderit për dashurinë që më jep çdo ditë! Gjithashtu dua të të jap lumturinë më të madhe në jetën tënde.”

Surpriza ishte pikërisht organizimi i një dasme dhe plotësimi i ëndrrës së Emit, që të vishej nuse. E ftuar surprizë për çiftin ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun, Eli Fara e cila ishte këngëtarja e preferuar e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...