Ja sa fëmijë mund t’i bëni gjatë gjithë jetës tuaj

Life style

Ja sa fëmijë mund t’i bëni gjatë gjithë jetës tuaj

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Paramendoni të keni aq fëmijë sa mund të udhëhiqni një fabrikë të tërë. E tillë është familja e Moulay Ismail.

Ai ishte një udhëheqës brutal i dinastisë marokene nga viti 1672-1727. Ai thuhet të ketë të paktën 1.171 fëmijë.

Por ai nuk ishte i vetmi që shfrytëzoi pozitën e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me shumë gra. Udhëheqës të tjerë si Augusti Suprem dhe Xhengiz Kan kishin qindra fëmijë.

Gratë mund të sjellin në jetë fëmijë në gjysmën e gjithë jetës së tyre dhe mund të lindin të paktën një herë çdo vit. Pra, gratë nuk mund të kenë fëmijë aq sa burrat.

Një studim gjeti se mesatarisht një grua mund të ketë 15 shtatzëni në gjithë jetën e saj. Dhe në varësi të sa foshnjave që sjell në jetë në secilën shtatzënësi, ajo mund të ketë 15-30 fëmijë.

Por gruaja ‘më pjellore ndonjëherë’ sipas librit të rekordeve Guinness, ishte Feodor Vassilyev e cila jetoi në shekullin e 19’të në Rusi. Ajo solli në jetë 69 fëmijë prej 27 shtatzënive.

Por, për shembull, kjo nuk krahasohet me Moulay Ismail. Historianët thonë se ai kishte 4 gra dhe më shumë se 500 femra në haremin e tij.

Megjithatë, janë disa faktorë që as perandorët nuk mund t’i kontrollojnë. Si, atë që, me kalimin e vjetëve sperma nuk ka aftësinë e njëjtë. Kjo edhe redukton mundësitë për tu bërë baba në moshën e shtyrë.

Në fakt, sipas studimeve, meshkujt mbi të 50’at për 38 për qind kanë mundësi më të pakta për të pasur fëmijë në krahasim me një burrë nën të 30’at.

Ndërkohë Ismail, shumicën e fëmijëve të tij i kishte në moshën e re. Rreth moshës 57 vjeçe, ai kishte 1.171 fëmijë.

Por, Moulay Ismail nuk ishte burri i vetëm në histori që kishte shumë pasardhës.

Augusti Suprem, i cili ishte mbret i shekullit të 18’të në Poloni, kishte 370 fëmijë nga dashnoret.

Xhengiz Kan, i njohur për pushtimin e shumë zonave të Azisë në shekullin e 13’të, thuhet të kishte në mes 1000-2000 fëmijë. Ndërkaq duke ndjekur lidhjen kromozomale, shkencëtarët besojnë se rreth 16 milionë njerëz që sot jetojnë në ato regjione mund të jenë pasardhës ose të afërm të tij.

Por a ka arritur ndonjëri prej tyre maksimumin e mundshëm njerëzor.

Të dhënat rreth Ismailit i përkasin vetëm 32 vjetëve të jetës së tij. Një llogaritje e thjesht tregon se ai mund të ketë pasur qindra fëmijë të tjerë.

Po të krahasohet kjo me burrat e kohës moderne, del që burri me më shumë fëmijë sot të ketë rreth 200 fëmijë.

Kjo nuk është asgjë me 1.100 fëmijë dhe ndoshta është gjë e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat