Shtatë shkaqet e fshehta pse kemi frikë - Bota Sot
Shtatë shkaqet e fshehta pse kemi frikë

Life style

Shtatë shkaqet e fshehta pse kemi frikë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Ne njerëzit kemi frikë nga shumë gjëra, ndonjëherë duke zhvilluar fobi të mëdha. Po cilat janë shkaqet e fshehura të frikës? Pse reagojmë në mënyra të caktuara? Për shembull, fëmijët që kanë frikë nga errësira, kuptohen në përgjithësi nga shumica e njerëzve, por jo plotësisht.

Ndaj, le t’i hedhim një sy disa prej arsyeve pse kemi frikë.

1. Dështimi

Është një nga shkaqet më të shpeshta të frikës. Shumë prej nesh refuzojnë të ikin nga zonat tona të rehatisë, sepse kemi frikë të bëjmë diçka të gabuar, diçka që mund të dëmtojë përgjithmonë jetën tonë. Frika e dështimit, mund të shihet tek ata që hezitojnë të ndërmarrin në kohë hapat drejt gjërave si një karriere e re, arsimimi, apo hyrja në një marrëdhënie të re.

Frika nga dështimi, fshihet shpesh pas arsyetimit, se pse nuk duhet ta merrni në këtë moment një hap të caktuar. Ajo fshihet si një vetë-sakrificë. Ndonjëherë, në vend që të bëni diçka më të mirë veten, mund të zgjidhni të përqendroni të gjitha energjitë tuaja tek të tjerët.

Të bësh për të tjerët është një gjë e mirë, por jo kur harron qëllimet dhe potencialin tënd. Mësoni të njihni shenjat e frikës nga dështimi që në fazat e tij të hershme, në mënyrë që të përmirësoni jetën tuaj në përputhje me rrethanat.

2. Decidofobia

Decidophobia është një dukuri reale, dhe është në thelb frika nga marrja e vendimeve . Kjo lloj frike mund të jetë shumë dëmtuese, pasi “vjedh” shumë kohë nga pjesa tjetër e jetës suaj. Prandaj, pse të mos praktikoni detyrimin për të marrë vendime më të shpejta, duke iu larguar një situate të caktuar. Kjo do të jetë diçka e dhimbshme, por do t’ju ndihmojë të shihni gabimin në logjikimin tuaj.

3. Skenarët negativë

Një nga shkaqet e frikës, sillet rreth historive që keni në kokën tuaj. Për shembull, kur nuk mund të kapni dot në telefon një mikun tuaj, mund të filloni të shqetësoheni. Kur ndodh kjo, mendja juaj fillon të kompensojë mungesën e shpjegimit. Me fjalë të tjera, nëse nuk e dini se ku është dikush apo nëse është mirë me shëndet, atëherë është truri juaj ai që e mbush hendekun. Shumë herë, ajo çka fabrikon truri ynë, janë skenarë negativë.

Ndërsa jo të gjithë zhyten në gjendje të tilla, shumica po. Ndërtimi i skenarëve negative në mendje, e ushqen më tej frikën tuaj. Nëse filloni të besoni se mikut tuaj i ka ndodhur një aksident, atëherë ju filloni t’i frikësoheni këtyre gjërave. Por nëse i lejoni vetes të mendoni gjëra pozitive, atëherë e reduktoni frikën tuaj dhe ushqeni paqen shpirtërore.

4. Çështjet e besimit

Shumë nga ne kanë çështje besimi, të një lloji ose tjetri. Kjo është arsyeja, pse ne kemi shpesh frikë se do të ndodhë diçka e keqe. Shumë njerëz, kanë një frikë të vazhdueshme se mos tradhëtohen nga një person i dashur. Kjo lloj frike ndikon në shumë aspekte të jetës.

Ne fillojmë të ndërtojmë mure, dhe të izolohemi nga të tjerët. Përkundrazi, ne duhet të përpiqemi më shumë për t’i shembur këto mure, dhe t’i lejojmë njerëzit që të na duan. Tek e fundit, ka gjasa që ata të kenë në fakt qëllime të mira.

5. Pasiguritë

Ky shkak i frikës, është i ngjashëm me çështjet e besimit, por jo saktësisht i njëjti. Ndërsa pasiguritë mund të shkaktojnë çështje të besimit, të cilat nga ana tjetër mund të shkaktojnë frikë, vetë pasiguritë mund të shkaktojnë lloje të ndryshme frike. Për shembull, nëse jeni i pasigurt në lidhje me peshën tuaj, keni frikë të vishni rroba të caktuara në plazh.

Keni frikë nga tallja dhe refuzimi. Pasiguritë, kanë fuqinë të shkatërrojnë imazhin që keni për veten. Prandaj është kaq e rëndësishme që të praktikoni vetë-dashurinë dhe përmbushjen në jetën tuaj. Unë vuaj shpesh nga pasiguritë, por e ndal veten, dhe nis të mendoj për atë që kam vlerë.

6. Përsosmëria

Një nga shkaqet e frikës, që mund të kufizojë jetën tuaj, është përsosmëria. Nëse mendoni se të jesh i përsosur është diçka tejet e rëndësishme, atëherë çdo dështim do të ishte shkatërrimtar. Pra, nëse ndjeni që një aktivitet do t’ju bëjë të gaboni, atëherë nuk do të shkoni atje.

Ju do të shmangni edhe takimet me njerëz të caktuar, nga frika se ata do të shohin papërsosmërinë tuaj. Dhe kjo mund të jetë torturuese. Pasi të pasurit frikë nga papërsosmëria, do t’ju çojë të mos bëni shpesh asgjë.

7. Traumat e kaluara

Traumat e të kaluarës, shkaktojnë sindromën PTSD, ankth dhe gjithashtu edhe probleme shëndetësore fizike. Mjerisht, ne nuk i adresojmë frikërat e zakonshme që krijojmë tek vetja. Traumat e së shkuarës, mund të ndikojnë në jetën tonë shoqërore, shpirtërore, jetën familjare, dhe më shumë sesa kaq.

Për shkak të asaj që na ka ndodhur, shpesh do t’i shmangim marrëdhënie të caktuara sociale, ose ndryshimet në karrierë. Bëni një inventar të jetës suaj, dhe shihni nëse ndonjë gjë nga e kaluara juaj, lidhet me frikën tuaj aktuale.

Frika nuk është fundi i botës

Pavarësisht se sa mbizotëron frika në jetën tuaj, ka gjithmonë shpresë për ndryshim. Shkaqet e frikës mund të jenë shumë dhe komplekse, por pasi të kuptoni realisht si janë gjërat, ju mund të gjeni çelësin për të mposhtur këto frikëra. /Learning Mind – Bota.al/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...