Ta krijoni të mirën nga tragjedia – thënie inspiruese nga Keanu Reeves për tejkalimin e kohërave të këqija

Life style

Ta krijoni të mirën nga tragjedia – thënie inspiruese nga Keanu Reeves për tejkalimin e kohërave të këqija

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 20:44
Keanu Reeves

I njohur si një prej aktorëve më zemërgjerë në Hollywood, Keanu Reeves ka lindur në Beirut, Liban, dhe është rritur në Toronto, Kanada.

Reeves ka filluar karrierën e aktrimit në moshën 9 vjeçare, ndërkaq filmi “Bill & Ted’s Excellent Adventure” ka qenë i pari që i ka sjell atij famë të madhe.

Sidoqoftë, roli i Neo-s në super-filmin ‘The Matrix’, ka qenë vendimtar për ta bërë atë yll ndërkombëtar.

Përgjatë jetës së tij, Revees ka kaluar sfida të paimagjinueshme.

Babai e ka lënë atë dhe nënën e tij kur ai ka qenë vetëm 2-vjeçar, ndërkaq më vonë është burgosur për shitje të heroinës.

Nëna e tij është martuar tri herë tjera dhe kështu ata janë shpërngulur shumë shpesh me shtëpi.

Në vitin 1999, e dashura shumëvjeçare e Keanu-s, Jennifer Syme, kishte lindur beben e vdekur, dhe 18 muaj pas kësaj tragjedie ajo kishte vdekur në aksident rrugor.

Të gjitha këto tragjedi nuk e kanë ndaluar atë të bëhet personi i mahnitshëm që është sot.

Ndryshe nga yjet tjera, Reeves ka një stil të qetë dhe të heshtur të jetesës, ndërkaq nuk ka pasur shtëpi të veten deri në vitin 2003. Demonët i lufton me mirësi dhe shfaq vetëm zemërgjerësi duke i mbështetur kauzat e mira.

Më poshtë i keni disa prej thënieve të tij që ju ndihmojnë ta krijoni të mirën nga tragjedia.

– “Jam rritur për t’i trajtuar njerëzit në mënyrën identike se si dua të trajtohem tjerët. Quhet respekt”

– “Nëse jeni thyer në mënyrë brutale por ende e keni kurajën për t’u sjell mirë me qeniet tjera të gjalla, atëherë ju jeni ‘djalë i keq’ me zemrën e një engjëlli”

– “Paraja nuk ka vlerë për mua. Kam bërë shumë para, por dua ta shijoj jetën dhe të mos stresohem për xhirollogarinë e bankës. Shumë para i dhuroj për bamirësi dhe bëjë jetë të thjeshtë. Të gjithë e dimë se shëndeti i mirë është më i rëndësishëm se gjërat tjera”

– “Mërzia e ndryshon formën por asnjëherë nuk përfundon”

– “Duhet ta ndryshoni jetën nëse nuk jeni të lumtur, dhe të zgjoheni nëse gjërat nuk janë duke shkuar siç dëshironi”

– “Personi që më mbante larg lumturisë isha vet unë”

– “Ndonjëherë jemi aq të zënë me jetët e përditshme saqë harrojmë të gjejmë pak kohë për ta shijuar bukurinë e jetës”

– “Mendoj se të jetosh pa dashuri, pa e përjetuar atë ose pa qenë të aftë ta dhuroni atë, është një dënim mjaft i fuqishëm”

– “Çdo sfidë në jetë ju ka formësuar në personin që jeni sot. Bëhuni falënderues ndaj kohërave të këqija, sepse vetëm sa ju kanë bërë më të fortë”

– “Kur e kuptoni vërtet karmën, atëherë e kuptoni se jeni përgjegjës për çdo gjë në jetën tuaj. Është tejet e rëndësishme ta dini se e ardhmja është në duart tuaja”

– “Ndonjëherë armiqtë janë mësuesit tanë më të mirë, njerëzit mund të mësojnë nga gabimet e tyre, dhe shkatërrimi ndonjëherë do të thotë rilindje”

– “Nëse mund ta bëni një femër të qesh, ju jeni duke e parë gjënë më të bukur në tokën e Zotit”

– “Në heshtjen time, unë isha duke kuptuar diçka”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat