Çka e shkakton menopauzën e parakohshme dhe cilat janë simptomat

Life style

Çka e shkakton menopauzën e parakohshme dhe cilat janë simptomat

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:31
Ilustrim

Shumica e femrave e fillojnë menopauzën mes moshës 45-55 vjet. Mosha mesatare se kur u fillon menopauza femrave amerikane në SHBA është 51 vjet.

Menopauza e hershme zakonisht i referohet asaj kur një femre i ndodh para moshës 45 vjet, ndërkaq ajo e parakohshme ndodh para moshës 40 vjet.

Menopauza ndodh kur vezoret tuaja ndalojnë së prodhuari vezë, gjë e cila rezulton në nivele të ulëta të estrogjenit. Estrogjeni është hormoni i cili e kontrollon ciklin riprodhues.

Një femër konsiderohet se është në periudhën e menopauzës kur nuk ka pasur menstruacione për më gjatë se 12 muaj. Por, simptomat që ndërlidhen me të fillojnë një kohë të gjatë para menopauzës.

Çdo gjë që i dëmton vezoret ose e ndalon prodhimin e estrogjenit mund ta shkaktojë menopauzën e hershme. Kjo përfshin procedurën e kimioterapisë për kancer, por edhe procedurën e heqjes së vezoreve. Në këto raste, doktori ju ndihmon të përgatiteni për menopauzën e hershme.

Megjithatë, ju prapëseprapë mund të futeni në periudhën e menopauzës më herët edhe nëse i keni vezoret të paprekura.

Çfarë e shkakton menopauzën e hershme?

Ka disa shkaktarë të njohur të menopauzës së hershme, ndonëse ndonjëherë shkaktari nuk mund të dihet saktë.

Gjenetika
Nëse nuk ka ndonjë arsye të qartë mjekësore se përse menopauza ju ka ndodhur herët, atëherë shkaktari me shumë mundësi është gjenetika juaj. Pra, mosha kur e filloni menopauzën ka shumë gjasa të jetë gjë e trashëgueshme.

Faktorët e stilit të jetesës
Disa faktorë të stilit të jetesës mund të kenë ndikim në atë se kur e filloni menopauzën. Pirja e duhanit ka efekte anti-estrogen të cilat kontribuojnë në menopauzë të hershme.

Edhe indeksi i masës trupore (BMI) mund të jetë faktor i menopauzës së hershme, sepse estrogjeni ruhet në indet yndyrore. Femrat të cilat janë shumë të holla kanë pak rezerva të estrogjenit, të cilat mund të zbrazen më shpejt.

Disa hulumtime gjithashtu sugjerojnë se dieta vegjetariane, mungesa e ushtrimeve fizike dhe mungesa e ekspozimit në diell përgjatë jetës mund të jenë shkaktarë të menopauzës së hershme.

Defektet me kromozome
Disa defekte të kromozomeve mund të shpijnë në menopauzë të hershme. P.sh., sindroma ‘Turner’ është kur keni lindur me një kromozom të pakompletuar. Femrat me këtë sindromë kanë vezore që nuk funksionojnë siç duhet dhe kjo i nxitë ato të futen më herët në fazën e menopauzës.

Faktorët tjerë të cilët mund ta nxisin menopauzën e hershme mund të jetë edhe sëmundjet autoimune dhe epilepsia.

Cilat janë simptomat e menopauzës së hershme?

Menopauza e hershme mund të fillojë menjëherë posa të keni çrregullime me menstruacione të cilat fillojnë të zgjasin më shumë ose më shkurtë se normalisht.

Megjithatë, simptomat tjera të menopauzës së hershme përfshijnë:

– Gjakderdhje më të madhe
– Menstruacione që zgjasin më gjatë se një javë
– Një periudhë më e gjatë kohore mes menstruacioneve
– Problemet me disponim
– Vagjina e tharë
– Ndryshime në ndjenjat apo epshin seksual
– Probleme me gjumë, etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat