Çfarë po i ndodh meshkujve me ereksionin dhe kush po e zëvendëson viagrën? - Bota Sot
Çfarë po i ndodh meshkujve me ereksionin dhe kush po e zëvendëson viagrën?

Life style

Çfarë po i ndodh meshkujve me ereksionin dhe kush po e zëvendëson viagrën?

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 08:29
Ilustrim

Shëndeti seksual varet nga shëndeti i enëve të gjakut dhe shëndeti i zemrës

Jo Oksid Nitrik, Jo Sex! Një alternativë natyrore në vend të Viagras!

Dr. Dan Hammer (*)

Për shumë njerëz, shëndeti i dobët seksual dhe plakja shkojnë së bashku. Për shkak të natyrës së ndjeshme të shëndetit seksual, statistikat e sakta janë të vështira, por përgjithësisht pranohet se mosfunksionimi seksual prek 50% të popullsisë mashkullore mbi 40 vjeç! Kur kam lexuar këtë statistikë, kam menduar se mund të jetë e lartë. Por një informacion tjetër më erdhi në vëmendje: Së pari, Google liston mbi 17 milionë faqe web, që përfshijnë fjalën "Viagra". Kjo krahasohet me 3.3 milionë faqe për fjalën "aspirina" dhe 936 mijë faqe interneti për ilaçin e gripit, "Tylenol"! Një material për "Viagra" ka pasur mbi 310 mijë klikime, ndërsa vetëm një faqe "Blej Viagra" kishte mbi 82.000 kërkime. Por thamë që janë 17 milionë faqe për Viagrën! Për mosfunksionin seksual kishte mbi 97.000 kërkime. Paska kaq shumë njerëz, që janë në kërkim për informacion mbi Viagra-n! Së dyti, unë shkova tek mjeku im për kontrollin vjetor. Për herë të parë, ai më pyeti nëse kisha ndonjë problem me ereksionin. Unë nuk i dhashë direkt përgjigjen, por e pyeta pse ai donte të dinte. Përgjigja e tij nuk kishte të bënte me shëndetin e dobët seksual. Arsyeja pse ai më pysete, ishte se disfunksioni erektil (DE) është një shenjë paralajmëruese për diabetin dhe/ose problemet e qarkullimit të gjakut. Krijimi apo Evolucioni apo që të dy! Nëse ju besoni Biblën se ne jemi krijuar nga Perëndia apo besoni Teorinë e Evolucionit të Darvinit, se kemi evoluar me kalimin e kohës, shëndeti seksual është i rëndësishëm për të dyja. Në një kohë, shëndeti i dobët seksual, ishte menduar një çështje mendore dhe /ose shpirtërore. Por më shumë hulumtime kanë treguar se shëndeti i dobët seksual është me të vërtetë një rrjedhojë e funksionit të dobët kardiovaskular. Zbulimi i Viagra-s është një studim magjepsës. Ajo përfshin fiziologjinë mashkullore, kiminë dhe sistemin nervor që të gjitha punojnë së bashku për të krijuar një ereksion. Ajo gjithashtu ofron çelësat për të ngadalësuar procesin e plakjes. Viagra është projektuar për të ndihmuar meshkujt të arrijnë ereksionin, thënë më thjeshtë, ndryshimi në pozicionin e organit seksual mashkullor nga një pozicion i butë, në një solid. Për çdo veprim, ne përdorim muskujt e trupit. Por kjo nuk funksionon për organin mashkullor. Përse? Sepse ai nuk ka kontraktime të muskujve dhe as skelet. Gjithë fuqia e tij vjen nga presioni i gjakut.

1983, viti i ndryshimit të mendimit mjekësor

Nëse enët e gjakut, arteriet kryesore të organit mashkullor nuk hapen siç duhet për tu mbushur me gjak, është pothuajse e pamundur për një mashkull, që të ketë një ereksion. Ky është shkaku kryesor i impotencës seksuale. Para 1983, shumica e mjekëve mendonin se problemi ishte psikologjik. Por në mbledhjen e vitit 1983 të Shoqatës së Urologëve Amerikanë në Las Vegas, në atë takim, Dr. Giles Brindley uli pantallonat dhe i injektoi organit të tij mashkullor barin fentolaminë. Eshtë e panevojshme të thuhet, jo çdo gjë që bëhet në Las Vegas qëndron atje. Dr. Brindley tregoi se ereksioni (rritja e organit) ishte një çështje fiziologjike, më shumë se një çështje mendore. Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, ne duhet të flasim për muskujt. Ekzistojnë tri grupe të muskujve: Skeletorë – Muskujt skeletorë janë ata muskuj, që i bashkangjiten kockave duke na lejuar për të lëvizur. Kardiak – Muskujt kardiakë janë muskujt e zemrës. Të lëmuar- Muskujt e lëmuar janë gjetur në enët e gjakut, zorrë dhe stomak. Ata zakonisht veprojnë vetvetiu. Dr. Brindley injektoi fentolaminë, një drogë që relakson muskujt e lëmuar. Për shkak të lokacionit ku ai e injektoi, muskujt e butë të enëve të gjakut në penis u relaksuan, duke lejuar strukturën ‘cavernosa corpora’ (arteriet në penis) për t’u mbushur me gjak. Ereksioni ndodhi i menjëhershëm, i pakontrolluar! Çelësi i dytë: Fuqia seksuale varet nga aftësia e trupit për të kontrolluar qarkullimin e gjakut. Në kushte normale, në organet gjenitale do të ketë një sasi të furnizimit me gjak, por trupi e dërgon gjakun më së shumti në zonat ku ka nevojë, ndërsa ne jemi duke kryer veprime të ndryshme. Që fluksi i gjakut të rritet në organet gjenitale, truri dërgon një sinjal në një fije nervore, që gjendet pranë pikës ku kërkohet shtimi i furnizimit me gjak. Kjo qelizë nervore liron oksidin nitrik. Kur një njeri vuan nga shëndeti i dobët seksual, arsyeja më e shpeshtë është mungesa e oksidit nitrik në enët e gjakut të penisit. Viagra zgjidh këtë problem duke rritur rrjedhjen e gjakut në organin mashkullor

Efektet anësore të Viagra-s

Pothuajse çdo medikament i bërë nga njeriu, ka efekte anësore, po ashtu dhe Viagra. Ajo mund të ndikojë në perceptimin e ngjyrave të gjelbër dhe blu. Disa burra e shohin botën me një nuancë kaltëroshe për disa orë. Për shkak të kësaj, pilotët nuk mund të marrin Viagra brenda 12 orëve të fluturimit. Efekte të tjera anësore kryesore janë dhimbje koke, vazodilatacion (zgjerim i enëve të gjakut) dhe presion në rritje. Kjo rrit rrezikun për goditje dhe sulm në zemër. Për shkak të kësaj, Viagra është një ilaç që jepet me recetë. Ju duhet të jeni të kujdesshëm për të mos e kombinuar Viagrën me suplemente që rrisin oksidin nitrik. Gjithmonë konsultoheni me një mjek të kualifikuar, para se të merrni Viagra.

L’arginina, zbulimi me avantazhe përballë Viagrës

Unë nuk jam duke skontuar përfitimet e Viagras, Cialis dhe Levitra-s për të ndihmuar njerëzit me mosfunksionim seksual. Kur përdoren siç duhet nën drejtimin e një mjeku të kualifikuar, janë në gjendje për të ndryshuar shëndetin e dobët seksual. Por këto barna janë trajtim i një simptome, më shumë sesa e problemit që e shkakton. Problemi është prodhimi i pamjaftueshëm i oksidit nitrik, për të ruajtur vazodilatacionin e duhur. Krijimi i oksidit nitrik ndodh në qelizat e endotelit që janë veshja e brendshme e enëvë të gjakut. Kur qelizat e endotelit janë të dëmtuara nga presioni i lartë i gjakut, nivelet e larta të sheqerit, kolesteroli dhe pirja e duhanit, kjo ul prodhimin e oksidit nitrik. Kjo është arsyeja, pse mjeku im më pyeti, nëse unë isha duke përjetuar ndonjë problem seksual. Kjo është një shenjë paralajmëruese për shqetësimet e tjera të mundshme shëndetësore. Lënda ushqyese kryesore për krijimin e oksidit nitrik është një amino- acid: L-arginina. Alternativa e natyrshme për të ndryshuar shëndetin e dobët seksual në shëndet të mirë seksual, është për t’u siguruar që ju jeni duke adresuar problemin në sistemin tuaj kardiovaskular. Mbani nivele normale të sheqerit në gjak, mbani presionin e gjakut normal, mbani kolesterolin nën 200 dhe ndaloni pirjen e duhanit. Duke i kombinuar me një konsum adekuat të L-argininës, shumë meshkuj kanë gjetur se ata nuk kanë nevojë për të marrë më Viagra. Një produkt që unë rekomandoj është ProArgi-9 Plus. Ky produkt mund të ndihmojë në përmirësimin e sistemin tuaj kardiovaskular, kontrollin e sheqerit në gjak dhe do të bëjë, që vetë trupi juaj të prodhojë më shumë oksid nitrik, gjë që është një proces natyral. Këto janë të rëndësishme për shëndet të mirë seksual! (*)Dan Hammer ka përvojë të gjatë në biologji, kimi dhe stërvitje fiziologjike. Ai drejton një nga klubet më të mëdhenj të Shëndetit në zonën e Chicagoland (USA) ku i ndihmon njerëzit për të arritur mirëqenien prej më shumë se 25 vjetësh

Të mirat e aminoacidit L’argininë

Universiteti Columbia i referohet L-argininës si "magjike" për sistemin kardiovaskular. Hulumtuesit e Columbias kanë përpiluar mbi 10.000 citate për L-argininën. Hulumtimet sugjerojnë përfitimet e mëposhtme:

Stimulon rritjen e hormoneve për përfitime kundër plakjes Mban larg sëmundjet e zemrës dhe rregullon presionin e gjakut Përmirëson ndjeshmërinë e insulinës për të normalizuar sheqerin në gjak Rrit sistemin imunitar, rrit energjinë dhe ripërtërin muskujt e dobët Rrit prodhimin e oksidit nitrik (NO) nga qelizat e endoteliumit Promovon shëndetin riprodhues Alternativë e natyrshme për Viagra-n Rrit sasinë dhe cilësinë e spermës 250% në 2 javë Arrin dhe mban ereksionin Rrit lindshmërinë dhe orgazmën tek gratë

Dr. Burnett: Pa oksid nitrik, nuk ka ereksion, përkundrazi! Ne kemi parë tashmë marrëdhëniet natyrore në mes L-arginine dhe NO (Oksidit Nitrik). Hulumtuesit e oksidit nitrik besojnë se NO "mund të përmirësojë deri në 90% mosfunksionimin penil." Dr. Arthur Burnett, një urolog në Universitetin “Johns Hopkins”, ka deklaruar se NO është lajmëtari kimik, që prodhon ereksionin dhe pa NO nuk mund të ketë ereksion.

Fertiliteti Përfitimet seksuale dhe riprodhuese shëndetësore të konsumit të duhur te L-arginines janë demonstruar në disa studime. Një studim përfshiu vetëm gratë që kishin dështuar në përpjekjen për të arritur shtatzaninë për 6-36 muaj. Në fund të këtij studimi klinik, 33% e grave që përdorin L-argininë, në të vërtetë ranë shtatzënë. Duhet të theksohet se L-arginina nuk është një hormon. L-arginina është një amino- acid. Pra, ajo nuk ka efektet anësore të barnave hormonale.

Hulumtimi ynë për oksidin nitrik, që u nderua me Çmimin ‘Nobel’, zbuloi se si NO ndikon funksionin seksual. Natyra ofron kaq shumë burime ushqyese për të mbështetur shëndetin tonë kardiovaskular dhe seksual dhe ekstrakti i pishës dhe L’arginina janë vetëm dy prej tyre, thotë Dr. Ferid Murad.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...