7 gabime të rrezikshme që femrat bëjnë pas seksit - Bota Sot
7 gabime të rrezikshme që femrat bëjnë pas seksit

Life style

7 gabime të rrezikshme që femrat bëjnë pas seksit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 08:30
Ilustrim

Të bërit dashuri është një eksperiencë e cila duhet jetuar në qetësi, por ka shtatë gabime të rrezikshme të cilat femrat i bëjnë shpesh pas një raporti seksual, duke e kthyer kënaqësinë në tmerr.

Nuk urinojnë- Të qëndruarit shtrirë në shtrat pasi keni bërë dashuri është vërtetë e mrekullueshme, por ka një rregull të përgjithshëm i cili duhet zbatuar: mos e mbani urinën. Urinimi i menjëhershëm pas aktit, ndihmon në eliminimin e baktereve dhe parandalon infeksionet e traktit urinar.

Vajra në vaginë– Vagina është një organ vëtëpastrues, kështu që përdorimi i vajrave esencial apo detergjentëve, acaron zonën intime. Mjaftohuni vetëm me pastrimin me ujë!

Mos u pastroni nga mbas para– Ky është një gabim që mund të shkaktojë pasoja të mëdha. Pastrohuni gjithmonë nga pjesa përpara pas, pasi në të kundërt përçoni baktere në vaginë dhe rrezikoni infeksione të rënda.

Mos kontrollimi i kontraceptivëve– Është mirë që të mbroheni gjatë aktit seksual, por bëni mirë që të kontrolloni kontraceptivin që të mos jetë i dëmtuar.

Injorimi i gjakut– Gjatë seksit mund të ndodh që femra të ketë gjakderdhje. Jo domosdoshmërisht kjo gjë mund të jetë e lidhur me probleme, por nëse një gjë e tillë përsëritet, drejtohuni mjekut gjinekolog.

Injorimi i dhimbjeve- Shumë femra ndjejnë dhimbje kur bëjnë dashuri, ndonjëherë të brendshme e herë të tjera pas pikut të kënaqësisë. Në raste të tilla, këshillohet kontrolli nga mjeku.

Injorimi i ndryshimeve të ciklit– Ndryshimi i ciklit menstrual si gjak i errët apo aromë e rëndë flet për probleme, ndaj vizitohuni te mjeku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...