Labradorët me ngjyrë të zezë, të artë dhe të gështenjtë – njihni racën më të dashur të shumicës së njerëzve

Life style

Labradorët me ngjyrë të zezë, të artë dhe të gështenjtë – njihni racën më të dashur të shumicës së njerëzve

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 12:46
Ilustrim

Në cilëndo që të hasni, jemi të sigurt që do të ngazëlleheni. Është krejtësisht njësoj, sepse kjo racë do t’ia pushtojë çdokujt zemrën

Këta qen të mëdhenj janë të lazdruar, mirëpo kushdo që ka pasur takim me labradorin e di për çfarë po flasim.

Labradorët që nga kohët e lashta na vijnë në tri ngjyra, përkatësisht në të zezë, të verdhë/të artë dhe të gështenjtë. Labradorët me ngjyrë të gështenjtë sot janë tipa më të rrallë të kësaj race.

Kjo racë për herë të parë është regjistruar më 1917 dhe menjëherë është përhapur në gjithë botën. Këta qen prej atleti janë adhurues të mëdhenj të ujit.

Nëse labradorin e çoni në not, do t’ju jetë shumë falënderues. Trupi i tij është i dedikuar për punë në ujë dhe kënaqen në të.

Meshkujt dhe femrat më së shpeshti janë të lartë 60 centimetra, ndërkaq peshojnë deri në 35 kilogramë. Më së shumti jetojnë rreth 14 vjet.

Tani labradorët e gështenjtë megjithatë janë në numër diç më të madh, ndërkaq statusin e tipit më të rrallë të kësaj race e ka marrë labradori me ngjyrë të shndritshme të nuancës së trëndafiltë.

Ndoshta nuk e keni ditur, mirëpo ekzistojnë dy variante labradorësh amerikan dhe anglez, dallimi i vetëm është në madhësinë. Me karakter janë të ngjashëm, mirëpo është e njohur që janë qen idealë familjarë.

Janë jashtëzakonisht miqësorë dhe të durueshëm me fëmijët dhe është e lehtë të trajnohen. Mirëpo, është e nevojshme t’i kushtoni kohë dhe mund në dresurë në mënyrë që ta bëni kanakar ideal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat