Femra, dilni më shpesh nga shtëpia dhe argëtohuni me shoqe

Life style

Femra, dilni më shpesh nga shtëpia dhe argëtohuni me shoqe

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Kemi më shumë se një arsye për ju që të mendoni për të dalë me miket që sonte

Robin Dunbar, psikolog dhe autor i hulumtimeve, ka thënë që shëndeti i përgjithshëm i femrave është shumë më i mirë nëse ato dy herë në javë takohen me miket e tyre për të pirë kafe apo për ndonjë ndejë.

– Dy herë në javë është koha të cilën e ndajmë, sepse aq kemi për t’ia kushtuar familjes dhe miqve. Shoqërimi i tillë është i rëndësishëm për të dy gjinitë, sepse ndikon pozitivisht në shëndetin e tyre, si fizik ashtu edhe emocional, thotë Dunbar.

Hulumtimi ka treguar që femrat më së miri komunikojnë nëpërmjet qeshjes, tregimit të shakave dhe duke biseduar për rivalet e tyre.

Të gjitha këto kanë përparësi shëndetësore, sepse përshpejtojnë kohën e këndelljes nga sëmundja, forcojnë sistemin e imunitetit të tyre, zvogëlojnë nivelin e ankthit dhe i bëjnë persona më të mirë.

Atë që hulumtuesit kanë vërejtur është që vetëm dy nga pesë femra një herë takohen me miket e tyre, por edhe më pak kur kanë familje.

Femrat mesatarisht i kushtojnë pak kohë kurimit të marrëdhënieve miqësore.

Psikologia Dr. Alisa Ruby Bash thekson që shoqërimi i rregullt i femrave shton serotoninën dhe oksitocinën dhe thekson që këtë e verifikojnë edhe studimet e bëra në Stanford dhe në UCLA.

Gjithashtu, sa më e moshuar të jetë femra, aq më e rëndësishme është mbajtja e lidhjeve miqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat