Doni buzëqeshje të bukur? Hajini këto ushqime - Bota Sot
Doni buzëqeshje të bukur? Hajini këto ushqime

Life style

Doni buzëqeshje të bukur? Hajini këto ushqime

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Buzëqeshja juaj është gjëja e parë që njerëzit shohin. Nëse doni që të keni dhëmbë të bardhë dhe të bukur atëherë bëni.

Ushqimet gjithashtu kanë shumë përfitime për trupin tuaj, dhe për dhëmbët.  por ju nuk mund të jeni të vetëdijshëm për përparësitë që mund të kenë për dhëmbët tuaj.

Lexoni më poshtë  se cilat ushqime duhet të hani për të ndihmuar në ruajtjen e buzëqeshjes suaj.

Çokollata: Sipas “My Health Tips”, çokollata e errët është një burim i shkëlqyeshëm i mbrojtjes së dhëmbëve. Çokollata ka kakao, dhe kakao ka tanin. Tanini ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve nga erozioni dhe zvogëlon inflamacionin e mishit të dhëmbëve.

Qumështi : Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D që mbron dhëmbët dhe mishrat e tyre. “Top 10 Home Remedies” thotë se nqs pini qumësht përditë do t’iu ndihmojë në riparimin e smaltit.

Molla: Mollët janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe një zgjidhje natyrale për pastrimin e dhëmbëve. Një artikull në revistën “My health” sugjeron të hahet një mollë pas çdo vakti për të ndihmuar në reduktimin e baktereve.

Portokalli: “Home Remedies Care” thotë se acidet dhe vitaminat që gjenden tek portokalli, funksionojnë si pastrim i natyrshëm dhe fije dentare për dhëmbët tuaj. Sidoqoftë, duhet të shmangni mbajtjen e acidit në dhëmbë për një periudhë të zgjatur kohe pasi mund të dëmtojë smaltin tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...