Bukuria kushton dhe do sakrifica

Life style

Bukuria kushton dhe do sakrifica

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:09
Ilustrim

Cilat trajtime bukurie janë më të dhimbshmet? Jamie Ahn, themeluese dhe drejtore kreative të ToWnhouse Spa, jep disa detaje të rëndësishme mbi atë çka na pret dhe mbi ato që duhen bërë për të shmangur shqetësimin dhe torturën.

Zhveshja e fytyrës ose ndryshe ‘peeling’

Zhveshjet e fytyrës mund të provokojnë dhembje në varësi të ndjeshmërisë së lëkurës tuaj. Por faktikisht, kjo metodë heq qelizat e vdekura të lëkurës duke i shpërbërë ose duke i “djegur” ato. Jo, nuk po bëjmë shaka.

Si t’i zbusni dhembjet:

Mendoni që procedura është e dhimbshme vetëm në momentin që aplikohet dhe se dhimbja zgjat vetëm disa minuta.

Vendosni kompresa të ftohta pas aplikimit ose maskë freskuese.

Ky aplikim nuk rekomandohet nëse keni lëkurë të ndjeshme, jeni para ciklit, me dhembje koke apo pas ekspozimit në diell.

Zgjatimi i flokëve

Një sekondë, kjo supozohet se nuk ëshët e dhimbshme, apo është? Fatkeqësisht po: Nëse aplikoni metodën e zgjatjes, sipas të cilit fijet e flokut tuaj bashkohen me qepje me flokun e ri, procesi mund të jetë intensiv.

Kjo ndodh sepse gërshetat duhet të lidhen fort me lëkurën e kokës, çka do të thotë se në çdo tërheqje mund t’ju shkaktojnë dhembje koke ose parehati.

Si t’i zbusni dhembjet:

Sigurohuni që specialist të cilit i drejtoheni të ketë përvojë.
Konsultohuni para se t’i aplikoni, veçanërisht nëse skalpi tuaj është i ndjeshëm.

Pastrimi i poreve

Nëse poret e lëkurës janë të bllokuara dhe parashikohet një “shpërthim”, atëherë niveli i rrezikshmërisë është tepër i lartë.

Fytyra duhet shtrydhur në mënyrë që të nxjerrë në sipërfaqe, yndyrën, sekrecionin dhjamor si dhe qelbin (tingëllon pak e neveritshme, por rezultati ia vlen)

Si t’i zbusni dhembjet:

Përdorni një agjent qetësues ose akull për të ndihmuar inflamacionin.

Fytyra e shëndetshme është çelësi i gjithçkaje, ndaj konsultohuni me estetistin, në mënyrë që të gjeni qetësuesin e duhur për lëkurën tuaj, pas kësaj procedure.

Heqja e vetullës me pe

Sipas kësaj metode, në të njëjtën kohë shkulen disa fije së bashku, ndaj, nëse nuk mund të duroni dhembjen bëni kujdes.

Si t’i zbusni dhembjet:

Përdorni një krem mpirës para se të filloni procedurën.

Depilimi i zonës bikin me dyllë (mënyra braziliane)

Është vërtet e dhimbshme… Por lajmi i mirë është që sa më shpesh ta praktikoni aq më pak do t’ju dhembë.

Lajmi i keq? Dhemb më shumë nëse i hiqni për herë të parë apo nëse fijet janë të dendura, të trasha apo të ashpra.

Si t’i zbusni dhembjet:

– Mos e aplikoni këtë metodë nëse jeni disa ditë para menstruacioneve apo gjatë ditëve të tyre, sepse në këto ditë rritet ndjeshmëria në atë zonë.
– Përdorni krem mpirës më parë.
– Pini diçka me përmbajtje alkoolike ose shotsa.
– Merrni ilaçe qetësuese (Advil, Panadol etj)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat