Cili sport kërkon më shumë angazhim?

Life style

Cili sport kërkon më shumë angazhim?

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 21:22
Ilustrim

Të gjitha sportet pa përjashtim kërkojnë kondicion të shkëlqyeshëm dhe përpjekje fizike

Natyrisht që dallojnë në teknikë dhe në sasi të përpjekjeve, prandaj për futbollistët në vend të parë do të jetë përgatitja e shkëlqyeshme fizike, ndërsa tenistët do të kujdesen edhe për përqendrimin maksimal.

Nëse keni pyetur cilat sporte kërkojnë gatishmëri më të madhe psikofizike, përgjigjja është çiklizmi dhe vrapimi me ski.

Vrapimi me ski ndryshe quhet edhe ski nordike, sepse është më së shumti i përfaqësuar në vendet skandinave.

Të dy këto aktivitete sportive kanë shpenzimin më të lartë kalorik.

6.500 kalori në ditë humb çiklisti mesatar i Tour de France, ndërsa sportisti i cili merret me ski nordike humb më shumë se 1.000 kalori në orë.

Këta sportistë gjithashtu mund të lavdërohen që kanë kapacitetin më të lartë aerobi dhe që maksimalisht shfrytëzojnë oksigjenin gjatë stërvitjeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat