Meshkujt që martohen me femra topolake janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë

Life style

Meshkujt që martohen me femra topolake janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:49
Ilustrim

Në një studim të fundit të kryer nga hulumtuesit meksikanë, është synuar të gjendet lidhja mes suksesit dhe lumturisë në martesë.

Për ta zbuluar këtë lidhje, janë marrë në konsideratë shumë gjëra, duke përfshirë moshën e partnerit, vendin ku jetojnë, etj. Megjithatë, nga të gjitha gjërat që janë marrë në konsideratë, një gjë është veçuar nga hulumtuesit.

Anketimet me meshkujt kanë treguar se meshkujt të cilët janë në lidhje me femra topolake janë 10 fish më të lumtur, dhe hulumtuesit duket se e dinë përgjigjen.

Kur janë krijuar profilet psikologjike për femrat të cilat kanë qenë topolake, është zbuluar se disa karakteristika të caktuara i përshtaten në mënyrë të përsosur meshkujve, e ato pastajmë shpijnë në martesë të lumtur e të suksesshme.

Në mesin e këtyre karakteristikave është se femrat topolake janë më pak agresive, shpeshherë janë më të pavarura, etj.

Vlen të ceket se kjo nuk nënkupton se secila femër topolake është e jashtëzakonshme dhe se secila femër e hollë është partnere e keqe, por thjesht hulumtuesit kanë sugjeruar se për arsye të ndryshme ekziston një lidhje mes lumturisë së mashkullit dhe femrave topolake. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat