Gabimet e prindërve që ndikojnë në jetën e fëmijës kur të rritet

Life style

Gabimet e prindërve që ndikojnë në jetën e fëmijës kur të rritet

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Prindërit e përgjegjshëm bëjnë çmos për ta rritur një fëmijë të lumtur dhe të suksesshëm, por ndonjëherë dështojnë.

Gabimet nga ana e prindërve mund të shkaktojnë që fëmijët të fillojnë t’i analizojnë ngjarjet që ndodhin përreth dhe ta krijojnë një këndvështrim të botës që ka ndikim në të ardhmen e tyre.

Duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa prej momenteve negative që duhet t’i shmangni, pasi që ndikojnë në jetën e fëmijëve.

Kur nuk ia shfaqni fëmijës dashurinë që keni për të

Për një qenie të vogël njerëzore, nëna dhe babai janë dy njerëzit më të rëndësishëm në të gjithë botën. Por, çfarë ndodh kur fëmija nuk e ndjenë dashurinë e prindërve?

– Fillojnë të kenë probleme me vetëbesim dhe nuk e duan veten. Si rezultat, disa edhe mund të provojnë ta ndryshojnë veten me ndihmën e ndërhyrjeve kirurgjike kur të rriten.

– Disa tjerë, përpiqen që të gjithë dashurinë t’ua dhurojnë fëmijëve të tyre dhe kujdesin e shndërrojnë në kontroll total, rrjedhimisht fëmijët ndihen të palumtur.

Kur përpiqeni të kontrolloni gjithçka

Përse prindërit duhet të ndërtojnë një lidhje me fëmijët e tyre pa kontroll konstant? Prindërit ndonjëherë harrojnë se fëmijët duhet të rriten dhe vazhdojnë të bëjnë çdo gjë për ta. Këta fëmijë nuk rriten emocionalisht dhe më pas kanë probleme me lidhjet e tyre.

Ata vazhdojnë të mendojnë se e tërë bota sillet rreth tyre. Ata gjithashtu janë të paaftë të ndërtojnë lidhje të shëndetshme, pasi që nuk mund të marrin vendime dhe mendojnë vetëm për vetveten, e kjo padyshim se shpie në konflikt.

Nuk e fuqizoni fëmijën të merr vet vendime

Kur prindërit marrin vendime për fëmijët e tyre, ata nuk janë duke i lejuar fëmijët të jenët ë pavarur. Çdo fëmijë duhet ta ketë të drejtën të merr një vendim (me mbështetje dhe në përputhje me moshën që ka).

Paaftësia për të marr vendime i bën njerëzit të paaftë për t’i zgjidhur problemet, dhe gjithmonë do të kenë nevojë për ndihmën e dikujt tjetër.

E kërkoni të pamundurën nga ta

Fëmijët u besojnë të rriturve, e posaçërisht prindërve, andaj edhe përpiqen të bëjnë çmos për ta arritur atë që u kanë thënë prindërit. Nëse dështojnë, ata fillojnë të mendojnë se janë humbës dhe nuk e meritojnë dashurinë.

Është pothuajse e pamundur të jetohet me këtë lloj personi. Lloji i këtij personi gjithmonë fokusohet në sukses sepse nëse dështon, ndihet i palumtur dhe në depresion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat