Për ju që rregulloni krevatin në mëngjes, kemi një lajm të keq…

Life style

Për ju që rregulloni krevatin në mëngjes, kemi një lajm të keq…

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:54
Foto

Por duket se na kanë mësuar gabim!

Në vend që të rregulloni shtratin çdo mëngjes pasi zgjoheni, ajo që duhet të bëni është vetëm të çoheni nga krevati e të vazhdoni ditën tuaj …

Po krevati? Krevati duhet lënë pa rregulluar, pa u shtruar me mbulesa apo me batanije.

Shtresat me të cilat jeni mbuluar natën duhen lënë në fund të krevatit.

Lajmi i parë mbi këtë çështje bëri bujë të madhe para disa vitesh, kur një studim pohoi që pluhurat e mikroorganizmave, dhe bakteret lulëzojnë në një krevat i cili është i rregulluar me kujdes dhe i mbuluar.

Tema erdhi sërish në vëmendje të publikut nga hulumtuesit e Universitetit Kingston në Londër.

Të gjitha këto mikroorganizma kanë nevojë për një mjedis të ngrohtë, me lagështi për të mbijetuar, dhe nëse sapo çohemi nga shtrati, veprimi i parë që bëjmë është ta mbulojmë atë, kemi bërë një gabim të madh.

Kemi krijuar mjedisin ideal për lulëzimin e mikroorganizmave.

Në të kundërt, duke lejuar shtratin të ajroset ne kemi krijuar një ambjent me kushte aspak mikpritëse për këto baktere që janë përgjegjëse për alergjitë, problemet me frymëmarrjen dhe gjumin e parehatshëm.

Po ju, si mendoni?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat