Shenjat e kancerit të gjirit që nuk duhet t’i injoroni

Life style

Shenjat e kancerit të gjirit që nuk duhet t’i injoroni

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Kanceri i gjirit është kanceri i dytë që më së shpeshti diagnostikohet te femrat në SHBA, menjëherë pas kancerit të lëkurës.

Statistikat thonë se një në tetë femra do ta zhvillojë këtë lloj kancerit gjatë jetës së tyre.

Shkaktari

Kanceri i gjirit fillon me formimin e tumorit keqdashës në gji dhe është një grup i qelizave kanceroze të cilat rriten në indet përreth dhe mund të shpërndahen në pjesë tjera të trupit.

Simptomat

Dhimbja në gjinj mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit, nëse veç zgjat për një periudhë më të gjatë kohore dhe shoqërohet edhe me simptomat tjera. Prekni gjinjtë dhe nëse ndjeni ndonjë gungë apo ënjtje, atëherë mund të jetë kancer.

Shikoni për ndryshim në madhësi apo teksturë

Nëse ka ndonjë ndryshim në madhësi apo teksturë, atëherë edhe kjo është shenjë e kancerit të gjirit.

Ndryshimi i ngjyrës

Nëse ndonjëri gji duket më i pezmatuar apo i skuqur, atëherë kërkoni mendimin e doktorit sa më parë.

Ndryshimet në thimtha

A duket ndonjëra thimth më ndryshe nga tjetra? P.sh., a vëreni ndonjë ndryshim në pozicion apo formë të thithës? Nëse po, atëherë vizitojeni doktorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat