Shokon 31 vjeçarja: Bëra seks me burrin e motrës një natë para dasmës dhe...

Life style

Shokon 31 vjeçarja: Bëra seks me burrin e motrës një natë para dasmës dhe...

Nga: Bota sot Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:34
Ilustrim

Një grua 31 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka aferë me burrin e motrës së saj, prej 1 vit e gjysmë, përcjell Bota sot.

Historia kishte nisur gjashtë muaj para martesës, kur gruaja pasi burrin e sëmurë nga depresioni e kishte në peshkim, bëri seks me burrin e motrës, duke thënë se vetëm njëherë do ta bëjnë, por që kjo ka vazhduar tash e një vit e gjysmë dhe nuk mund të ndalen.

Madje, ajo ka rrëfyer se kishte bërë seks me të edhe një natë para dasmës së saj e që tani nuk e di çka të bëjë pasi është dashuruar në të dhe më nuk e do burrin e saj.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të gruas:

Kam bërë seks me burrin e motrës time, një natë para dasmës time një vit më parë dhe afera jonë po vazhdon ende.

Unë jam një grua 31 vjeçare dhe burri im tani është 33 vjeç. Ne kemi qenë duke planifikuar martesën tonë prej një viti por burri im vuan nga depresioni dhe jeta seksuale praktikisht është zero.

Burri i motrës time është 35 vjeçar dhe është i martuar prej 6 vitesh me motrën time më të vjetër. Nëna e tij vuan nga depresioni dhe ai e di se si është të jetosh me dikë të tillë.

Ai drejton një furgon shpërndarjeje dhe shpesh vjen për të kontrolluar nëse jam mirë.

Ishte një gjë e keqe që ndodhi gjashtë muaj para dasmës. I fejuari im që ishte atëherë shkoi për të peshkuar me kushëririn e tij që është në Cornwall, për të parë nëse i ndihmon për ta shëruar depresionin. Dhe burri i motrës time erdhi tek unë me një shishe vere. Motra ime i kishte marrë fëmijët dhe kishte shtuar në piknik.

Ai mendoj se unë kisha nevojë për pak argëtim dhe kishte të drejtë. Ne e pimë shishen e parë dhe më pas ai mori shishen e dytë. Unë i rrëfeva atij për jetën seksuale me të fejuarin. Ai tha: Depresioni mund t’i prek njerëzit në shumë gjëra. Nëse ndjen se të mungon, besoj se unë mund të të ndihmoj. Ti je një vajzë e dashur dhe unë gjithmonë të kam fantazuar”.

Mbeta pak e hutuar por edhe mua më kishte pëlqyer ai gjithmonë. Ne u pajtuam të bënim seks, por vetëm këtë herë.

Ai më puthi në qafë derisa më zhveshi fustanin. U ndjeva e gjallë. Mu duk sikur nuk kisha bërë seks me vite, lëre më muaj. Kështu që “vetëm një herë seks” nuk qëndroi. Ne përfunduam duke pasur aferë të plotë. Nuk është më vetëm seks. Ne kemi rënë në dashuri me njëri tjetrin dhe nuk mund ta ndal edhe pse kam provuar.

Ai erdhi në dhomën e hotelit natën e dasmës dhe e bëmë sërish, këtë herë për herë të fundit.

Dasma përfundoi por burri i motrës time thotë se burri im nuk më meriton. Më vjen keq për motrën time por unë ndihem mirë sa herë jam me të.

E dua burrin tim por nuk jam e dashuruar më në të. Ai po shikon që të shërohet nga sëmundja e tij por duket se për ne është shumë vonë.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Dhe çka sa i përket martesës së motrës tënde? A e meriton ajo që burri dhe motra e saj ta mashtrojnë në këtë mënyrë? Çfarë do të bëhet me dy vajzat e vogla?

Nuk ka asnjë mënyrë që ti do të dalësh mirë nëse e gjithë kjo kuptohet. Më bën të mendoj kështu pasi i dashuri yt dëshiron të bëni seks në fshehtësi. Ai nuk do të jetë asnjëherë i gatshëm të bëjë ndonjë angazhim serioz me ty.

Është e vështirë të jetosh me dikë që vuan nga depresioni por burri i motrës nuk është zgjidhja.

Përfundojë tani aferën përpara se të pendohesh për gjithë jetë tënde.

Thuaj burrit tënd se ju duhet të fokusoheni në shërimin e tij. Ti ke qenë e dashuruar në burrin tënd përpara se ta tradhtoje. Mundohu ta bësh më të mirën për veten dhe të./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat