Të vërtetat që duhet të mësojnë ata që vuajnë nga depresioni

Life style

Të vërtetat që duhet të mësojnë ata që vuajnë nga depresioni

Më: 4 mars 2019 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Pranimi është çelësi, për të gjithë ata që vuajnë apo kanë vuajtur nga depresioni!

Çdo vit, miliona njerëz që jetojnë me depresion përpiqen të pranojnë diagnozën e tyre.

Në Amerikë, stigma e të jetuarit me sëmundje mendore është aq e madhe saqë ideja e pranimit se mund të jesh një nga ata miliona që luftojnë me këtë problem të shëndetit mendor, shpesh është shumë për t’u duruar. Është e turpshme dhe shihet si një shenjë dobësie. Bërja e paqes me depresionin është e vështirë, por e rëndësishme. Njohja e këtyre 5 të vërteta do t’ju ndihmojë ta pranoni atë si pjesë të jetës suaj dhe ta kuroni më lehtë.

1. Depresioni nuk është faji juaj

Është gabim të fajësosh veten për depresionin. Realiteti është se sëmundjet mendore nuk janë shkak i dështimit personal. Sëmundja mendore zakonisht shkaktohet nga një mungesë ekuilibri kimik në tru. Ky mosbalancim kimik është shpesh gjenetik, por mund të shkaktohet edhe nga trauma.

2. Të pranosh që jeni në depresion nuk është një shenjë e dobësisë

Ndërgjegjësimi është pika fillestare për trajtimin e gjithçkaje në jetën tonë. Duke qenë të vetëdijshëm është hapi i parë drejt zgjidhjes së problemit. Të pranosh veten se po jeton me depresion është hapi i parë për pranimin e të vërtetës.

3. Njerëzit reagojnë në mënyrë të gabuar, sepse nuk dinë se si të sillen

Nëse jeni sëmurë, njerëzit shfaqen në shtëpinë tuaj me lule e gatime. Nëse vuani nga depresion, njerëzit priren të zhduken. Miqtë, të afërmit nuk do t’ju pranojnë për atë që jeni dhe do të përiqen t’ju ndreqin. Falini, sepse nuk dinë si të sillen dhe gabojnë pa e ditur. Njerëzit reagojnë negativisht për arsye të ndryshme.

4. Bërja e paqes do t’ju bëjë të ndiheni vërtetë më mirë

Vetëm duke pranuar plotësisht se kush jemi dhe atë me të cilën po jetojmë, mund të fillojmë procesin e shërimit. Kombinimi i njohurive dhe përvojës personale do t’ju ndihmojë drejt rrugës së kurimit. Bërja e paqes me depresionin tuaj në një botë ku sëmundja mendore është ende kaq e stigmatizuar mund të jetë shumë sfiduese, por a mund të imagjinoni se çfarë do të ndodhte, të zgjoheshit një mëngjes  duke e ditur se depresioni juaj nuk do t’ju kontrollojë më, por ju do ta kontrollonit atë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat