Meshkujt ndihen të kërcënuar nga femrat inteligjente, të fuqishme e të pavarura - Bota Sot
Meshkujt ndihen të kërcënuar nga femrat inteligjente, të fuqishme e të pavarura

Life style

Meshkujt ndihen të kërcënuar nga femrat inteligjente, të fuqishme e të pavarura

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:06
Foto

Ngjashëm ka qenë edhe në kohërat para-historike. Dhe kjo është ajo çfarë është integruar në ADN-të tona qysh prej fillimit të kohës. Pra, ka të bëjë shumë me lindjen dhe qëllimin e ekzistencës sonë.

Por, ndonëse kodet tona gjenetike janë programuar në atë mënyrë, pyetja ende mbetet…

A janë meshkujt të tërhequr nga femrat e buta e femërore për shkak se gjenetikisht janë të programuar të jenë “gjinia më e fortë”, apo thjeshtë ka të bëjë me atë se ndihen të kërcënuar nga femrat që janë më të fuqishme dhe më inteligjente sesa ata?

Fatmirësisht, shkenca ka përgjigje për këtë pyetje interesante.

Janë kryer shumë studime të cilat sugjerojnë se numri i meshkujve të cilët faktikisht do të dëshironin të ishin në lidhje me një zonjë të fuqishme e të mençur, është më i vogël sesa ç’pëlqejmë të mendojmë.

Një studim interesant, i kryer nga hulumtuesit amerikanë, ka treguar se meshkujt vërtet ndihen të joshur nga femrat më inteligjente dhe më kompetente sesa ata, por vetëm nëse ato femra janë të distancuara fizikisht nga to. Pra, kur është fjala të jenë në lidhje me ato femra, meshkujt nuk preferojnë të jenë në lidhje me një femër më të mençur.

Sipas hulumtuesve, arsyeja se përse meshkujt vërtet ndihen të kërcënuar nga femrat e fuqishme, të forta e inteligjente, ka të bëjë me arsyen që femrat e tilla janë të “rrezikshme” për egon mashkullore. Për ta ruajtur egon, meshkujt e bëjnë më të mirën për t’u distancuar nga femrat që janë më të mira sesa ata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...