Flokë të shëndetshme me maskat me avokado

Life style

Flokë të shëndetshme me maskat me avokado

Më: 8 mars 2019 Në ora: 21:51
Foto ilustruese

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, ju vendosni të kryeni edhe tretmane të ndryshme, jo rrallë herë, edhe të shtrenjta në sallone bukurie.

Por, ndonëse nuk thuhet publikisht, të gjitha këto trajtime kanë edhe efekte negative dhe dëmtojnë flokët tuaj për shkak të kemikateve që përmbajnë.

Madje, me kalimin e kohës, ju do të vëreni se flokët tuaj kanë filluar t’iu bien dhe janë dëmtuar në masë të madhe.

Por ne kemi një lajm të mirë për ju. Ekzistojnë disa maska natyrale që janë trajtime shumë të mira për flokët tuaj.

Madje, përpos që i bëjnë mirë flokëvë tuaj, këto maska krejt natyrale nuk kanë asnjë efekt negativ, janë të lira dhe mund t’i bëni në shtëpi lehtësisht, shkruan Klan Kosova, trnsmeton gazeta Koha.

Një nga këto maska që cilësohet edhe si ndër më efektivet është maska me avokado.

Vajrat dhe yndyrnat e shëndetshme të pranishme në avokado nuk janë vetëm të mira për trupin tuaj por edhe për flokët e dëmtuara.

Vajrat që janë në përbërje të avokados janë të lehta dhe absorbohen shumë mirë dhe shpejt nga flokët tuaja duke i ushqyer ato njëkohësisht.

Avokadot gjithashtu kanë kombinimin më të mirë të ushqyesve për zbutjen dhe shkëlqimin e flokëve.

Duke e përdorur avokadon në kombinime të ndryshme të maskave të flokëve ju do të bënië një “mrekulli” për flokët tuaja, veçanërisht nëse ato janë të thata dhe të dëmtuara.

Prandaj më poshtë po ju sjellim dy maska për flokë që përbërës kryesor kanë avokadon.

Maska e parë: Avokado, mjaltë dhe vaj ulliri

Produktet që ju duhen:

1 avokado e pjekur

1 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle mjaltë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat