Një këshillë e vyer për prindërit, "fëmijët tuaj janë më të mirë se ju"

Life style

Një këshillë e vyer për prindërit, "fëmijët tuaj janë më të mirë se ju"

Më: 10 mars 2019 Në ora: 07:06
Ilustrim

Konflikti mes brezave është një debat i hapur në çdo kohë. Por Nora Malaj në cilësinë e nënës por edhe të njeriut që i ka kushtuar të gjithë jetën edukimit, ka një këshillë të vyer për të gjithë prindërit.

Malaj: Kam një qasje ndryshe për adoleshentët dhe ua them dhe prindërve: Fëmijët tuaj janë më të mirë sesa ju.Mos harroni, prindërit duhet të kuptojnë se fëmijët e tyre janë edhe fëmijët e tyre biologjik por edhe të kohës kur lindin. Gjyshja ime thoshte kur tregonte për këto sesi ngjajnë thoshte: Sa damarë kanë të ndenjurat, kushedi në ç'damarë ka ngjarë filani! Nuk mund të bëjmë krahasime midis brezave.

E ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit", Malaj tha se me rëndësi është që "brezi jonë duhet ti lërë brezit tjetër një shoqëri të qëndrueshme, shoqëri me vlera dhe që ta mbyllë këtë krizë tranzicioni. Prandaj jemi në krizë identiteti".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat