Çfarë duhet t’i mësojë një i rritur një adoleshenti?

Life style

Çfarë duhet t’i mësojë një i rritur një adoleshenti?

Nga: Ilira Gjika Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Gjëja e parë, që i duhet mësuar adoleshentit, është: pse është bukur të jesh djalë, apo vajzë dhe çfarë është ajo karakteristikë vetëm e djalit, apo vetëm e vajzës?

Është e vërtetë, ato kanë shumë gjëra të përbashkëta, pasi janë të dy njerëz, por kanë edhe karakteristikat individuale që ja u jep gjinia e tyre dhe ajo ç’ka i dallon ata të dy është: trupi i djali prodhon farën e jetës, ndërsa trupi i vajzës prodhon vezën, por rrit edhe jetë brenda vetes.

Fara e jetës është gjëja e gjallë, që prodhon trupi i tij dhe ai nuk duhet ta keqpërdori dhe ta perceptojë si jashtëqitje. Atij duhet ti mësohet me fjalë, model dhe sistem vlerash, që ajo është përgjegjësi e tij dhe duhet ta dhurojë vetëm atëherë kur ndjen se dashuron. Atëherë kur ndjen se edhe tjetra (partnerja), edhe pse refuzon shtatzëninë, e mirëpret.

Edhe me vajzën bëhet i njëjti diskutim, për të zgjedhur ajo partnerin dhe të vendosë ajo se kur duhet të ndodhin eksperiencat e saj dhe jo të jetë tjetri, që e zgjedh dhe i dikton dëshirat e tij dhe vajza bindet.

Respekti për veten fillon pikërisht këtu, tek njohja e vetive dhe karakteristikave të të qenit njeri dhe më pas mashkull apo femër.

Pikërisht nga kjo njohje fillon dhe ndërtimi i vetëdijes për veten. Kjo është detyra e madhe e të rriturit ndaj adoleshentit. Edhe pse të gjitha “gjërat” adoleshenti do t’i përjetojë vetë, i rrituri është aty si ajo drita, që ndihmon udhëtarin natën të gjejë rrugën.

Një i rritur, kushdo qoftë ai, prind, mësues, apo i njohur, që arrin të ndihmojë një të ri, tregon, që edhe ai vetë rritet si një njeri i përgjegjshëm, apo thënë në gjuhën e Piazhesë, psiha e tij kalon nga një stad i caktuar në një stad të më të avancuar.

Pra të dyja palët kanë nevojë për njëri-tjetrin për t’u realizuar në njerëzore, gjithsekush në kohën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat