Horoskopi javor: Dikë e pret puna e ëndërruar, ndërsa dikë tjetër realizimi i fantazive dashurore

Life style

Horoskopi javor: Dikë e pret puna e ëndërruar, ndërsa dikë tjetër realizimi i fantazive dashurore

Më: 11 mars 2019 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Nuk mund të jetë më mirë kur javë të këtillë na lajmëron horoskopi më i ri.

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Shumica e planeve tuaja afariste tani ju duken të thjeshta dhe lehtë të realizueshme, sepse jeni të sigurt se pranë vetes keni bashkëpunëtorë besnikë, të cilët ju përkrahin dhe ju mirëkuptojnë. Marrëdhëniet e mira afariste do të zvogëlojnë çdo tension dhe paqartësi lidhur me një projekt afarist. Situata financiare me të drejtë po ju brengos. Hiqni dorë nga shpenzimet e panevojshme!

Shëndeti:Humbjen e herëpashershme të fuqisë dhe vullnetit lehtë mund t’i mposhtni me qasje pozitive ndaj problemeve. Tani më shumë te ju po ndikojnë tregimet e të tjerëve për përvojat e këqija, për vuajtjet dhe vështirësitë shëndetësore të personave të afërt.

Dashuria: Po kënaqeni në shoqëri të miqve, sinqerisht po u gëzoheni sukseseve të tyre dhe me lehtësi të madhe po krijoni marrëdhënie të reja. Motivimi juaj kryesor megjithatë është dashuria, posaçërisht nëse tashmë një kohë të gjatë nuk keni person të dashur. Në çdo kontakt dhe takim kërkoni shenja dashurie për lidhje të re, keni humbur dukshëm durimin dhe ju ka përfshirë dëshira për aventura dashurie. Tani mund të mbështeteni në komunikimin tuaj dhe në theksimin e sharmit tuaj. Mirëpo, nuk është koha e duhur që të filloni lidhje dashurie. Mospajtimet rreth parave me partnerin herë pas here te ju shkaktojnë pikëllim dhe dekurajim.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Presionet që po jua bëjnë aktualisht po ndikojnë shumë te ju. Është më së miri të mbështeteni në dijen dhe aftësitë tuaja dhe të merreni vetëm me ato punë për të cilat jeni të sigurt se do t’i realizoni. Po qe se do të përpiqeni t’u kundërviheni të tjerëve në ambientin e punës apo nëse së tepërmi rrezikoni me vendime afariste, nuk do të arrini atë që dëshironi por vetëm do të shtoni gjasat për të dështuar.

Shëndeti: Nuk jeni edhe në formë aq të mirë, ju duhet më shumë pushim dhe gjumë. Respektoni organizmin tuaj dhe hiqni dorë nga aktivitetet e panevojshme. Mos injoroni ftohjen apo gripin!

Dashuria: Këtë javë do të mësoni dhe do të bëheni të vetëdijshëm që në martesën tuaj apo në lidhjen e gjatë dashurore gjërat nuk po shkojnë në mënyrën e dëshiruar. Mosmarrëveshjet e shpeshta dhe pakënaqësia në marrëdhëniet me personin e dashur do t’i zvogëlojnë anët e mira të lidhjes tuaj, edhe pse tani dëshironi t’i përmirësoni ato. Njëra ndër mënyrat është që të krijoni atmosferë relaksimi në të cilën mund të bisedoni haptas. Mbase me disa biseda të sinqerta do të mësoni se çka po e mundon partnerin tuaj. Obligimet e përbashkëta në familje mund të bëhen burim i mosmarrëveshjeve afatgjata nëse nuk organizoheni, mirëpo nga partneri mos e prisni të pamundurën.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Këtë javë do të keni nevojë për durim dhe disiplinë të madhe në ambientin e punës. Presionet nga bashkëpunëtorët më të vjetër apo nga eprorët do të jenë të mëdha, obligimet e reja kërkojnë kujdes dhe përqendrim, ndërkaq ju keni ide të shumta interesante të cilat dëshironi t’i realizoni. Mos u merrni me shumë gjëra njëkohësisht, sepse do të shtoni mundësinë e gabimeve.

Shëndeti: Jeni plot energji, keni nevojë të madhe të lëvizni. Më së miri është që kohën e lirë ta kaloni në natyrë, sepse në këtë mënyrë do të relaksoheni dhe do të përtëritni energjinë tuaj.

Dashuria: Do të kënaqeni duke u shoqëruar dhe duke u takuar me persona të rëndësishëm. Do të jeni i mbushur me optimizëm dhe do të keni mundësi për t’i zgjidhur problemet me personin e dashur. Keni bindjen se çdo mosmarrëveshje mund ta zgjidhni duke buzëqeshur dhe duke thënë fjalë të bukura, do të lini përshtypje të shkëlqyeshme dhe do të bëni për vete secilin që do të takoni. Nevoja për të biseduar me personin e dashur mund t’ju sjellin njohuri interesante. Edhe për partnerin, edhe për veten do të zbuloni gjëra të reja të cilat mund t’ju ofrojnë edhe më tepër, mund t’i relaksojnë bisedimet dhe të zvogëlojnë mosmarrëveshjet e përditshme. Jeni i sinqertë dhe i hapur për dashuri.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Meqenëse këtë javë do t’ju arrijnë lajme të mira, do të keni një atmosferë më pak stresuese apo do të keni ndryshime, të cilat do t’ju shkarkojnë nga përgjegjësitë. Tani keni rastin të kontaktoni me persona, të cilët kanë ide të shkëlqyeshme dhe të thjeshta të që mund të çojnë përpara afarizmin tuaj. Besoni intuitës dhe instinktit tuaj afarist.

Shëndeti:Stabiliteti emocional dhe kënaqësia dukshëm do t’i kontribuojë përmirësimit të gjendjes suaj shëndetësore.

Dashuria: Ndjenjat tuaja janë të fuqishme dhe stabile, ndërkaq edhe raportet me personin e dashur do të jenë të shkëlqyeshme. Besnikëria, harmonia dhe mirëkuptimi, por edhe epshi i shtuar ju sigurojnë një periudhë pothuajse të përsosur dashurore. Madje edhe nëse jeni tashmë një kohë të gjatë në lidhje apo jeni të martuar, do të ndiheni sikur jeni në fillim: të dashuruar, të dalldisur, plot mallëngjime dhe shpresa. Ndjenjat pozitive dhe dashuria e sinqertë mund të ndihen edhe ndaj miqve të afërm, ndërkaq vend të posaçëm te ju do të zënë marrëdhëniet në familje. Tani është momenti i duhur që të tregoheni plotësisht të sinqertë dhe për përkrahjen tuaj ndaj personave për të cilët deri tani keni qenë të përmbajtur.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Nëse do të keni punë që kërkon rutinë apo nuk ju paraqet sfida, do të jeni të pakënaqur. Nëse në punë keni dinamikë dhe të papritura, do të lodheni shumë. Në secilën situatë do të kërkoni shkak për t’u frustruar apo për të kundërshtuar. Ajo që do të jetë më e mirë për ta bërë është të bëni ndryshime të qëndrimeve tuaja dhe pa kundërshtim të madh të pranoni rrethanat aktuale afariste.

Shëndeti: Mos fantazoni për trajtime të shtrenjta kozmetike nga të cilat po prisni të pamundurën. Pranojeni trupin tuaj ashtu siç është dhe forcojeni vetëbesimin tuaj.

Dashuria: Fillimi i javës ka gjasa t’ju sjellë sfida dashurore, shqetësime dhe dyshime. Pa ndonjë arsye të vërtetë mund të jeni të tendosur, të shqetësuar dhe të gatshëm që t’i bëni vërejtje partnerit për gjërat, të cilat edhe nuk mund t’i vëreni. Do të ballafaqoheni me dilema nëse nuk e njihni mirë partnerin, d.m.th. nëse lidhja juaj është në fillim. Mund t’ju përfshijnë pasiguria dhe mosbesimi ndaj partnerit, andaj lehtë mund të thoni fjalë të pamenduara. Kjo krizë, mbase kalimtare, mund t’ju ndihmojë që ta kuptoni më mirë se çka vërtet është më e rëndësishme në lidhjen tuaj dashurore. Bëhuni i sinqertë ndaj vetes dhe pranoni dobësitë vetjake.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Tensionet e shkurtra në ambientin e punës do t’ju shqetësojnë më shumë seç është e nevojshme. Do të jeni i brengosur por dhe i gatshëm t’i ekzagjeroni problemet, posaçërisht në fillim të javës. Pa marrë parasysh se çka ndodh përreth jush, asgjë nuk mund të rrezikojë pozicionin tuaj dhe stabilitetin në vendin e punës. Përpiquni që t’u qaseni problemeve sa me më shumë maturi që mundeni.

Shëndeti:Problemet me metabolizmin dhe qarkullimin e gjakut, lodhja e madhe dhe shqetësimet janë pasojë e stresit. Një masazh dhe një banjë me vaj eterik do t’ju ndihmojë që të relaksoheni dhe të qetësoheni.

Dashuria: Nuk do të jeni të gatshëm të ndërmerrni asgjë për t’i realizuar dëshirat tuaja dashurore, do të tërhiqeni në botën tuaj, do të fantazoni dhe do të ëndërroni. Nga fundi i javës do të përjetoni përvoja interesante dhe ngjarje të cilat do t’ju nxisin për aksion. Do të keni mundësi që t’i kontaktoni me një person, i cili nuk do t’ju duket mjaft interesant, qetësohuni dhe lejoni që gjërat të fillojnë t’ju ndodhin. Tani mund të liroheni nga rutina dhe të argëtoheni mirë.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Këtë javë do të jeni të obliguar të merreni me punë monotone, që kërkojnë rutinë dhe mjaft përqendrim dhe disiplinë. Kushtojuni vërtet në këtë mënyrë, pa kundërshtime dhe pa vërejtje. Kjo është mënyra më e mirë që të ruani qetësinë tuaj dhe marrëdhëniet e mira afariste. Kreativitetin tuaj dhe dëshirën për ndryshime shfaqeni nëpërmjet pasionit apo në kohën e lirë. Bëni planin e kursimit, mos shpenzoni për gjëra të parëndësishme.

Shëndeti: Nëse do të mund të gjeni balancën midis pushimit dhe aktiviteteve, do të forconi vitalitetin tuaj dhe do të ballafaqoheni mirë me sfidat e përditshme.

Dashuria: Do të jeni i tendosur duke pritur ngjarje të bujshme dashurore. Po prisni takimin me një person i cili po ju pëlqen, vështirë do të fshihni padurimin. Do të bëni gjithë ato që i bëjnë personat e dashuruar dhe me atë rast nuk do t’u kushtoni kujdes thashethemeve. Kur më në fund të ndodhë ajo që po e prisni, do të jeni dukshëm të përmbajtur dhe pak të zhgënjyer. Do ta kuptoni se i keni dhënë rëndësi tepër të madhe personit i cili nuk është edhe aq interesant dhe atraktiv, se keni krijuar shpresa tepër të mëdha për shkak të padurimit dhe dëshirës për aventura të reja dashurore. Kjo javë do t’ju sjellë ndryshime emocionale.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna:: Punët e ndërlikuara të cilat kërkojnë precizitet dhe përqendrim tani do t’ju ecin shkëlqyeshëm. Çdo gjë që kërkon shkathtësinë e bisedimeve, vendosmëri dhe shpirt luftarak apo organizim do t’ju vënë në sprovë dhe do të sfidojnë qëndrueshmërinë tuaj. Nëse keni mundësi, shtyni takimet e rëndësishme apo udhëtimet afariste nga të cilat prisni shumë.

Shëndeti: Nuk keni energji të mjaftueshme për obligimet e përditshme dhe vështirë po e përballoni ritmin e shpejtë të jetesës. Qetësohuni dhe injoroni mendimet të cilat ju shqetësojnë.

Dashuria: Vështirë do të mund të ndieni kënaqësinë e vërtetë dashurore dhe entuziazmin. Shumë çka ju shqetëson, nuk jeni të relaksuar dhe jeni të gatshëm për shumicën e brengave të fajësoni partnerin. Kjo do të jetë posaçërisht e shprehur në fillim të javës kur nga çdo imtësi, madje qoftë ajo edhe më e vogla, do të krijoni probleme. Marrëdhëniet në familje tani nga ju kërkojnë më shumë kujdes, andaj edhe kjo ju lodh shumë. Nëse ndaj personit të dashur mbani qëndrim miqësor dhe përpiqeni që të merreni vesh rreth obligimeve të rëndësishme, do të shmangni shumicën e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve të panevojshme. Falënderimin dhe dashurinë shfaqeni me përqafim, nëse nuk jeni në gjendje ta shfaqni me fjalë.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Keni rastin që idetë tuaja t’i shndërroni në punë konkrete apo në burim plotësues të të ardhurave. Madje edhe nëse keni dyshim apo ofertat të cilat ju arrijnë ju duken joserioze, mos e injoroni çdo mundësi të suksesit. Nëse jeni në punë i pavarur, do të takoni persona të cilët punojnë në mënyrë të ngjashme dhe do të dëshironi që të bashkoheni me ta.

Shëndeti: Duhet të lëviznim shumë, në punë shkoni më këmbë, vozitni biçikletën, vraponi… Këto ju janë tepër të nevojshme.

Dashuria: Jeni të kënaqur dhe të lumtur në shoqërinë e personit, i cili ju është tepër i këndshëm, mirëpo po ju mban në distancë. Sjellja e palës tjetër nuk premton shumë, mirëpo jeni të bindur që marrëdhënia juaj dashurore mund të shndërrohet në lidhje të zjarrtë dashurie. Do të jeni të gatshëm t’i ndani sekretet tuaja dhe dëshirat më të sinqerta, t’i dorëzoheni rrjedhës së ngjarjeve dhe të ndjenjave. Megjithatë, përpiquni që të mos i kaloni kufijtë të cilët pala tjetër i vë, sepse do të bëheni i padurueshëm dhe i pamatur. Nëse jeni në martesë, tani është momenti i vërtetë për marrëveshje me partnerin, posaçërisht nëse shpesh grindeni për shkak të obligimeve familjare.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna:Keni ide të shkëlqyeshme afariste, mirëpo po ju mungon guximi që t’i prezantoni dhe t’i studioni në praktikë. Përpunoni idetë tuaja, mendoni për problemet e mundshme dhe bisedoni me personin i cili ka përvojë më shumë se ju. Kështu në mënyrë më objektive do ta vlerësoni rëndësinë e ideve tuaja dhe më lehtë do t’i ndani me të tjerët kur për to t’ju jepet rasti.

Shëndeti: Kushtoni kujdes më shumë ushqimit, hiqni dorë nga ëmbëlsirat dhe ushqimi i panevojshëm me kalori.

Dashuria: Sinqeriteti dhe kthjelltësia me të cilat po shkëlqeni do t’ju bëjnë person joshës të gjinisë së kundërt. Shpesh do të merrni komplimente, ndërkaq interesim të hapur të cilin do ta tregojë një person do t’ju japin kurajë të niseni në aksion. Pa u menduar shumë do të pranoni joshjen dhe do t’i afroheni personit i cili ju është i këndshëm. Shpejt dhe lehtë mund të gjendeni në përqafim të personit të cilin nuk e njihni mjaft, ndërkaq dyshimi dhe kujdesi juaj do të zhduken. Ndoshta do të mendoni se si ky nuk do të është veprim tepër luftarak, mirëpo kjo nuk do t’i zvogëlojë momentet e zjarrta dhe romantike. Do të jeni të lumtur.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Informatat të cilat do t’ju vijnë në fillim të javës mund t’ju shqetësojnë, apo t’ju nxisin që të aktivizoheni. Nëse në punën aktuale nuk shihni perspektivë të mirë, filloni të interesoheni për mundësi të tjera. Paraqituni personave të cilët mund t’ju ndihmojnë dhe tregoni qartë se çfarë kërkoni. Prezantoni dijet dhe aftësitë tuaja kurdo që për t’ju jepet rasti.

Shëndeti: Duhet të keni qëndrim më serioz ndaj shëndetit. Jeni person tepër i ndjeshëm, andaj po rrezikoni shumë, gjë që mund t’ju shkaktojë ndonjë sëmundje. Mbase reumatizmin.

Dashuria: Të gjitha anët e mira por edhe ato të këqija të marrëdhënies tuaj me partnerin do të bëhen edhe më të theksuara,ndërkaq lidhja juaj shumë më e tendosur se zakonisht. Qartë do t’i vëreni përparësitë, por edhe mangësitë e partnerit, andaj do të reagoni më vrullshëm se zakonisht, por e gjithë kjo do të shqetësojë personin të cilin e doni. Nëse ju bën vërejtje se jeni kokëfortë dhe vetjak, mos e përjetoni këtë si ofendim pa arsye. Kohëve të fundit nuk po angazhoheni rreth partnerit, sepse po mendoni që lidhja juaj është stabile dhe e fuqishme, andaj edhe kritikat do t’ju befasojnë. Një kujdes i vogël, pak butësi dhe romantikë mund të pengojnë mosmarrëveshjet dhe grindjet në të ardhmen.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Nga mesi i javës do të fillojnë të realizohen shumica e planeve tuaja. Nëse tashmë një kohë të gjatë po prisni një projekt afarist apo rastin për të filluar punë të re, e gjitha do të zhvillohet shpejt dhe lehtë, andaj mos dyshoni në përfundim të mirë. Rrethanat e reja dhe sfidat e reja do t’ju nxisin të tregoni anët tuaja më të mira dhe t’i bindni të tjerët për vlerat tuaja.

Shëndeti: Situatat shëndetësore që po i përjetoni janë pasojë e lodhjes dhe e stresit. Rrezik edhe nga problemet me organet e tretjes.

Dashuria: Personin të cilin e doni ka plane të ngjashme me tuajat, keni mirëkuptim të shkëlqyeshëm, ndërkaq momentet e përbashkëta janë të mbushura me atmosferë të veçantë butësie. Pos tërheqjes së zjarrtë, midis jush po zhvillohen edhe afërsia dhe miqësia e sinqertë, andaj edhe po bëheni gjithnjë e më i sigurt që keni partner të përsosur. Nëse jeni i lirë, mos e lëshoni rastin për dalë. Tani janë të mundshme njohje të reja, interesante. Takimet e shpeshta të papritura me personin i cili ju duket i këndshëm do të ndikojnë te ju si shenjë fati. Merrni guximin dhe ftojeni të pini një kafe apo gjeni ndonjë mënyrë tjetër për ta takuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat