A ndihen kafshët vërtet në faj kur kapen në gabim? Na e tregon ky studim

Life style

A ndihen kafshët vërtet në faj kur kapen në gabim? Na e tregon ky studim

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:28
Foto ilustruese

Kur ata kanë bërë diçka për të cilën janë kritikuar nga pronari i tyre menjëherë ka ardhur një qëndrim i tillë i kafshës.
 

Por a e bëjnë me të vërtetë, apo është një nga format e shumta të antropomorfizimit të këtyre kafshëve?

Një grup studiuesish vendosi t’i japë drejtim kësaj situate duke bërë një eksperiment ku ata filmuan një numër të konsiderueshëm të qenve duke i vendosur ata në situata ku nuk i janë bindur pronarit të tyre duke u vendosur një vakt ushqimor të cilin nuk duhet ta hanin por disa prej tyre nuk i kanë rezistuar ndaj edhe janë qortuar nga pronarët.

Ajo që u vu re nga ky studim ishte pikërisht fakti se të gjithë qentë që u bënë pjesë e eksperimentit pasi pësuan kritika nga pronarët e tyre morën qëndrimin tipik të një të penduari duke vështruar me pendesë pronarin e tyre.

Studiuesit besojnë se studimi tregon se “shikimi prej fajtori” nuk lidhet thuajse aspak me veprimin që kafsha ka bërë pasi këtë ata nuk mund ta kuptojnë por lidhet me faktin se pronari i kritikon ata. Pra gjendja emocionale e kafshës ndryshon në bazë të sjelljes së pronarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat