Martesa që zgjati vetëm tre minuta - Bota Sot
Martesa që zgjati vetëm tre minuta

Life style

Martesa që zgjati vetëm tre minuta

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Një çift nga Kuvajti u divorcua pas vetëm tre minutave nga ceremonia e martesës, për shkak se partneri u tall me partneren, pasi ajo u rrëzua gjatë ceremonisë.

Martesa besohet të jetë bërë më e shkurtra ndonjëherë në historinë e Kuvajtit pasi çifti e anuloi para se të largoheshin nga gjykata ku u martuan.

Sipas “Q8 News”, ata sapo kishin nënshkruar kontratën e tyre të martesës para një gjyqtari, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Pasi u tall me të, gruaja u zemërua dhe kërkoi nga gjyqtari që ta divorconte me bashkëshortin e saj.

Ata kishin qenë të martuar për vetëm tre minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...