Ndarja nga personi që e dashuroni është sikurse të hiqni dorë nga kokaina – top këshillat si ta tejkaloni këtë dhimbje - Bota Sot
Ndarja nga personi që e dashuroni është sikurse të hiqni dorë nga kokaina – top këshillat si ta tejkaloni këtë dhimbje

Life style

Ndarja nga personi që e dashuroni është sikurse të hiqni dorë nga kokaina – top këshillat si ta tejkaloni këtë dhimbje

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:41
Ilustrim

Nuk ka ndonjë mënyrë për ta zbutur këtë fakt: ndarjet vërtet se janë të vështira për gjithsecilin!

Sidoqoftë, periudha se sa ju zgjatë dhimbja kryesisht varet nga ju, sipas psikologëve.

Ndonëse në kohërat moderne është bërë normale të besojmë se një dashnor/e i ri dhe ushqimi i ëmbël është gjithçka çfarë na nevojiten për ta vazhduar jetën dhe për ta harruar ndarjen, psikologu Guy Winch shpjegon se ndarjet ndikojnë te ne shumë më shumë se ç’mund ta mendojmë.

Sipas tij, studimet e kryera kanë treguar se ndarja i aktivizon të njëjtat mekanizma në tru të cilët aktivizohen kur personat e varur nga droga heqin dorë nga substancat si kokaina apo opioidet.

Me fjalë të tjera, dashuria krijon varësi dhe thyerja e zemrës na bën që të kalojmë në një periudhë jashtëzakonisht të keqe.

Kjo e shpjegon arsyen se përse na merr malli dhe na mungon ish- partneri/ja sikur të ishte drogë e cila na u është ndaluar.

Prandaj, në mënyrë që ta kemi sa më të lehtë ndarjen nga dikush, psikologët thonë se është shumë e rëndësishme që çdo mendim që e kemi për atë person të jetë real dhe i balancuar, e të mos e idiollizojmë askënd.

Pra, nëse mendja jua rikujton momentet e lumtura së bashku, ju gjithashtu duhet t’i rikujtoni imazhet nga vikendi ku partneri/ja ju ka bërë nervoz jashtëzakonisht shumë.

Duhet t’i rikujtoni netët kur jeni fjalosur për gjëra të kota dhe të shkruani një listë me të gjitha arsyet se përse lidhja nuk ka funksionuar.

Një tjetër gjë interesante rreth ndarjes është se gjithmonë lëndohet më pak personi që kërkon ndarjen.

Sidoqoftë, sa i përket tejkalimit të fazës së dhimbshme të ndarjes, psikologët ua rekomandojnë disa këshilla:

– Mos e ndiqni atë në rrjete sociale.

– Shmangni krijimin e “teorive konspirative” se përse ka ndodhur ndarja.

– Bëjeni një listë me të gjitha kompromiset që i keni pranuar në atë lidhje, por që nuk do t’i kishit pranuar në lidhjen e ardhshme.

– Bëni gjërat që ju kanë sjell kënaqësi e interesim.

– Largoni çdo rikujtim të lidhjes që mund t’ju shkaktojë stres ose dhimbje, si mesazhet apo fotografitë.

– Bisedoni me miq për ta pasur mbështetjen e tyre të plotë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...