Rrëfimi i 26-vjeçares: Kam bërë seks me shoqen e të fejuarin e saj, tani kam frikë…

Life style

Rrëfimi i 26-vjeçares: Kam bërë seks me shoqen e të fejuarin e saj, tani kam frikë…

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

Në fundjavë u deha dhe në mëngjes u zgjova në shtrat me shoqen time të ngushtë dhe të dashurin e saj. sigurisht që kemi bërë seks. Ndihem shumë e turpëruar. Nuk kam bërë asnjëherë më parë një gjë të tillë.

Kjo është letra e 26-vjeçares drejtuar psikologes të “The Sun”:

Jam një vajzë 26-vjeçare dhe punoj në një call-center. Mikja ime është 25 vjeç dhe është e fejuar me një 29-vjeçar.

Ne jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe shumë fundjava i kalojmë bashkë. Ndonjëherë dalim me ndonjë grup shoqëror ose herë tjetër vetëm unë dhe ajo.

Fundjavën e kaluar unë dhe ajo e tepruam paksa me pijen. Kështu së bashku me të fejuarin e shoqes e disa miq të tij shkuam në një pab. Po pinin shots dhe na morën edhe neve ca.

Pas mbrëmjes, që të tre shkuam tek apartamenti i 29-vjeçarit. Ndodh shpesh që të qëndroj tek ata.

Mbaj mend që atë natë kam pirë edhe verë kur shkuan në shtëpi. Pastaj shkuam te dhoma e gjumit dhe gjëja e fundit që mbaj mend është i fejuari i shoqes sipër meje. Gjithashtu kujtoj se shoqja na shikonte dhe qeshte.

Në mëngjes u zgjova në shtrat afër tyre. U ndjeva tmerrësisht keq kur më thanë se çfarë kishte ndodhur dhe ika me vrap nga shtëpia e tyre.

Më vonë shoqja më shkroi një mesazh ku thoshte: “Mos u merakos për atë që ndodhi mbrëmë. Ajo çfarë ndodhi ishte vetëm mes nesh. Kur mund të takohemi sërish?”.

E di se ajo tha që nuk do ia tregojë askujt, por nuk e di a duhet t’i besoj. Jam e frikësuar nëse ajo mund t’ia thotë dikujt të grupit tonë shoqëror.

Përgjigja e psikologes:

Të deheshe ishte gabimi i parë, por nuk justifikohen shoqja dhe i fejuari i saj duke përfituar me ju. A jeni ndier e kërkuar dhe dakord me atë treshe në atë kohë?

Nëse vendose vetë, atëherë keni marrë një vendim të gabuar për veten tuaj. Fol me shoqen dhe thuaji se ishte një gabim dhe se je penduar. Gjithashtu thuaji që një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

Fatmirësisht marrëdhënia e shoqes me të fejuarin nuk ka ndryshuar dhe ajo tha se nuk do ia thotë askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat