Dobitë e përdorimit të mjaltit në lëkurën e trupit - Bota Sot
Dobitë e përdorimit të mjaltit në lëkurën e trupit

Life style

Dobitë e përdorimit të mjaltit në lëkurën e trupit

Më: 14 mars 2019 Në ora: 06:06
Ilustrim

PERFITIMET E MJALTIT NE LEKURE

Mbrojtja

Roli mbrojtës i mjaltit është shumë i madh, por së pari mund të fillojmë me mbrojtjen që i ofron lëkurës.

Mjalti është një antioksidant natyral dhe përmban elemente mbrojtëse kundër baktereve dhe lufton infeksionet e lëkurës.

Hidratimi

Roli hidratues i mjaltit është mjaft i njohur, dhe kjo për arsye të dëshmuara.

Nëse përdoret rregullisht, ai mund ta zbusë edhe lëkurën më të thatë. Mund të përdoret edhe në flokë për të njëjtën arsye.

Anti-plakja

Një nga rolet më të rëndësishme të tij ka të bëjë me mbrojtjen e elasticitetit të lëkurës, që do të thotë se e parandalon plakjen dhe e bën lëkurën të duket shumë rinore.

Efekti shërues

Një tjetër përfitim i mjaltit ka të bëjë me parandalimin e infeksioneve dhe shërimin e tyre për shkak të elementeve përbërëse shëruese që ka. Ai bën një lloj ‘pastrimi’ natyral të lëkurës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...