Femrat që jetojnë të rrethuara nga natyra jetojnë më gjatë

Life style

Femrat që jetojnë të rrethuara nga natyra jetojnë më gjatë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:13
Ilustrim

Ne jemi pjesë e natyrës. Kjo është esenca e ekzistencës sonë. Ne mund të mendojmë se na nevojitet më shumë se aq për të mbijetuar, por e kemi gabim.

Mendojeni mirë! Kohë më parë, shumë kohë më parë kur teknologjia nuk ka qenë pjesë esenciale e përditshmërisë sonë dhe kur na është nevojitur vetëm uji, zjarri e ushqimi për të mbijetuar, ka pasur një ekuilibër të përsosur natyral në botë.

Çdo gjë ka rrjedh ashtu siç supozohet dhe çdo qenie e gjallë në Tokë i ka respektuar rregullat e natyrës.

Atëherë njerëzit kanë qenë më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Atyre nuk u është dashur asgjë më shumë për të qenë të lumtur. Ata kanë pasur natyrën. Dhe kjo ka qenë më shumë se çdo gjë tjetër.

Natyra vërtet se është ilaç për çdo gjë. Dhe, fatmirësisht tani edhe shkenca i mbështet këto pohime.

Një studim i publikuar në revistën “Enviromental Health Perspectives” ka zbuluar se femrat që jetojnë në zonat rurale dhe janë të rrethuara nga natyra, kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë sesa femrat që jetojnë në zona urbane.

Po pra, braktisja e jetës së qytetit dhe shpërngulja afër pyllit mund t’jua përmirësojë shëndetin dhe t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Sipas ekspertëve, femrat të cilat jetojnë të rrethuara nga natyra e gjelbëruar kanë më pak rrezik të vdesin nga sëmundjet respiratore, nga kanceri, etj.

Ndër tjerash, personat që jetojnë në zona rurale kanë nivele më të ulëta të stresit dhe depresionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat