I vogli apo i madhi: Cili është fëmija i preferuar i prindërve

Life style

I vogli apo i madhi: Cili është fëmija i preferuar i prindërve

Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:28
Ilustrim

Ata që pretendojnë të kenë “sindromën e fëmijës së mesit”, një dukuri shumë e vërtetë, që nënkupton se fëmija i mesit ndihet i lënë pas dore në krahasim me vëllezërit e motrat e tyre, do të pajtohen me idenë se nuk është aspak e vështirë për prindërit të tregojnë paragjykime.

Tani, duket se dyshimet e tyre janë konfirmuar, pasi një sondazh ka zbuluar se prindërit priren të favorizojnë fëmijën e tyre më të vogël.

“Mumsnet” i bëri një studim 1,185 përdoruesve të tij që janë prindër, ndërsa “Gransnet” bëri një studim me 1,111 përdoruesit e tij që kishin të paktën një nip/mbesë.

U zbulua se pothuajse 1/4 e përdoruesve të “Mumsnet” pranuan të kishin një fëmijë të preferuar, ndërsa 42% e përdoruesve të “Gransnet” rrëfenin se kishin preferencë për një nga nipërit ose mbesat e tyre.

Më shumë se gjysma e prindërve me një fëmijë të preferuar zbuluan se ishte fëmija i tyre më i vogël, ndërsa 61% thanë se ata i shohin vëllezërit dhe motrat e tyre më kërkues.

Nga ana tjetër, 26% e prindërve thanë se fëmija i tyre i preferuar ishte më i madhi.

Nga prindërit, të cilët deklaronin se kishin një fëmijë të preferuar, 41% thanë se të preferuarit i kujtonin ata veten, ndërsa më shumë se gjysma e tyre thanë se fëmija i bënte ata të qeshin më shumë se fëmijët e tjerë.

Gjithsesi shumica e prindërve besojnë se të kesh një fëmijë të preferuar është e tmerrshme dhe e gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat