Ja çfarë përjetoni kur dikush ju thyen zemrën - Bota Sot
Ja çfarë përjetoni kur dikush ju thyen zemrën

Life style

Ja çfarë përjetoni kur dikush ju thyen zemrën

Më: 15 mars 2019 Në ora: 00:11
Ilustrim

Gjatë jetës të gjithë mund të përfballen me një fazë zhgënjimi dhe është person fatlum nëse ndonjë nuk ka pësuar asnjëherë thyerje zemre gjatë jetës së tij.

Ndarja është dhe koncepti më i vështirë që mund ti ndodhë një personi në jetë dhe në marrëdhënien e tij me partneren. Shumica e njerëzve e dinë dhimbjen që e shkakton një ndarje, ku shumica prej tyre më parë do të pranonin ta thyenin dorën sesa zemrën!

Ekspertët shëndetësorë tregojnë se në sindromën e zemrës së thyer, një pjesë e zemrës përkohësisht zmadhohet dhe nuk pompon mirë, ndërsa pjesa tjetër e zemrës funksionon normalisht ose me kontraksione më të fuqishme.

Sindroma e zemrës së thyer mund të shpijë edhe në dështim afatshkurtër të muskujve të zemrës.

Fatmirësisht shkencëtarët më në fund kanë ofruar disa përgjigje të cilat do t’u ndihmojnë njerëzve që e kanë zemrën e thyer.

Më poshtë do të lexoni se çfarë i ndodh trupit kur dikush jua thyen zemrën;

Dhimbja emocionale faktikisht ndikon në shëndetin fizik. 

është organ shumë i fuqishëm dhe zemra e thyer është emocion shumë i fuqishëm. Kur kombinohen këto dyja, padyshim se prodhojnë reaksion fizik. Për t’i lehtësuar dhimbjet, bëni aktivitete fizike të cilat ndihmojnë në lirimin e dhimbjes emocionale.

Fundi i papritur i një lidhje shpeshherë shkakton edhe depresion. 

 

Nëse jeni në rrethana të tilla, gjejeni dikë që ju qëndron afër, ju mbështet dhe me të cilin/cilën mund t’i diskutoni gjërat dhe ta shmangni depresionin.

 

Thyerja e zemrës mund të lë efekte afatgjate edhe në peshë trupore 

Shumica e njerëzve ballafaqohen me pikëllimin duke e tepruar me ngrënie të ushqimit, ndonëse ka tjerë që e humbasin apetitin. Prandaj, sigurohuni që ju ta parandaloni ngrënien e tepërt dhe shtimin e peshës.

 

Thyerja e zemrës është dëshmuar se e dobëson edhe sistemin e imunitetit për shkak të niveleve të larta të stresit që i shkakton.

 

Nivelet e larta të stresit shkaktojnë edhe probleme në lëkurë për shkak të mos balancimit hormonal.

 

Shumica e njerëzve kanë probleme edhe me gjumë pas ndarjes, prapë për shkak të niveleve të larta të stresit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...