Shenjat e papritura të cilat ju zbulojnë që jeni inteligjent - Bota Sot
Shenjat e papritura të cilat ju zbulojnë që jeni inteligjent

Life style

Shenjat e papritura të cilat ju zbulojnë që jeni inteligjent

Më: 15 mars 2019 Në ora: 08:46
Ilustrim

Inteligjenca e gjithmbarshme është sistem i njerëzve emocionalë dhe logjikë, por edhe njëra ndër karakteristikat e njerëzve të mençur është që ata nuk humbin kohën e tyre në debate, grindje dhe në konflikte të përhershme me të tjerët…

Njerëzit mund të jenë të bindur për inteligjencën e tyre, mirëpo nëse flasin më shumë se sa dëgjojnë, gjithmonë do të jenë në konflikt, nuk do të identifikohet puna e tyre në vendin e punës – megjithatë nuk janë edhe aq të mençur.

Gjithmonë në konflikt me të tjerët

Nëse vazhdimisht grindeni me kolegët, eprorët, miqtë dhe partnerin, është tregues i nevojave tuaja për t’u dëshmuar, përkatësisht shenjë e mungesës së vetëbesimit.

Njerëzit inteligjentë shpejt mësojnë se në cilat “beteja” duhet ta shpenzojnë energjinë, si edhe ato në të cilat është e pakuptimtë.

Assesi të arrini sukses në punë

Nuk është poenta në atë që duhet të jeni drejtor kompanie për të matur inteligjencien tuaj, por të përfundoni projektet të cilat i keni filluar, të keni qëllime të qarta dhe të përvetësoni dije dhe shkathtësi të reja, thonë psikologët.

Bisedoni më shumë sesa dëgjoni

Psikologët thonë që pikërisht shkathtësia e dëgjimit është karakteristikë e rëndësishme e njerëzve të mençur. Ata dëgjojnë idetë e të tjerëve, dijet dhe kritikat, formojnë mendimin e vet për ta dhe mendojnë para se t’u qasen.

Llomotitja mund të jetë sjellje e përkohshme, mirëpo është e keqe nëse bëhet karakteristikë.

Mendimet e të tjerëve

A kërkojnë këshilla të tjerët nga ju? A i respektojnë mendimet tuaja? A dëshirojnë të bisedojmë me ju për problemet apo dilemat e tyre? Këto janë disa nga pyetjet të cilat mund t’ju japin njohuri të mirë e sa janë të mençur.

Ndonëse thuhet se nuk do të duhej të ngarkoheshim me të menduarit për të tjerët, mendimi i të afërmve gjithsesi duhet marrë në shqyrtim.

Nën presion të përhershëm

Njerëzit të cilët gjithmonë janë duke u ngutur, kanë humor dhe energji të ndryshueshme përfundimisht nuk janë të mençur në pikëpamje të organizmit.

Edhe pse ndonjëherë ato gjëra varen nga rrethanat, kaosi i përhershëm është tregues i mungesës së inteligjencës jetësore, por fatmirësisht edhe në këtë faktor, si edhe në ata të mëparshmit, mund të punohet, theksojnë psikologët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...