Digjni 500 kalori pa shkuar fare në palestër – aktiviteti që mund ta kryeni nga divani

Life style

Digjni 500 kalori pa shkuar fare në palestër – aktiviteti që mund ta kryeni nga divani

Më: 15 mars 2019 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Humbja e peshës jo domosdoshmërish duhet të jetë detyrë. Shkencëtarët tani po thonë se mund të digjni kalori duke shikuar filma.

Por, sipas tyre, numri i kalorive që i digjni varet nga lloji i filmit që vendosni ta shikoni.

Pra, cilët filma duhet t’i shikoni për t’i vërejtur rezultatet më të mira?

Hulumtuesit e Universitetit Westminster kanë zbuluar se shikuesit e filmave të frikshëm djegin më së shumti kalori.

Sipas tyre, shikimi i filmave të tillë mund t’jua djegë deri në 184 kalori.

Nëse i shikoni disa filma të frikshëm në javë, ju mund t’i digjni rreth 500 kalori pa e vërejtur fare.

Ekspertët thonë se me shpejtimin e pulsit, gjaku pompon përgjatë trupit më shpejt, ndërkaq trupi përjeton një rritje të adrenalinës.

Ky lirim i adrenalinës, i cili prodhohet gjatë periudhave të shkurta me stres intensiv (ose në këtë rast prodhohet nga frika), njihet për zvogëlimin e apetit, për rritjen e shkallës bazale metabolike dhe për djegien e më shumë kalorive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat