Fjalën ”Të Dua” s’do ta dëgjoni nga këto 5 shenja horoskopi - Bota Sot
Fjalën ”Të Dua” s’do ta dëgjoni nga këto 5 shenja horoskopi

Life style

Fjalën ”Të Dua” s’do ta dëgjoni nga këto 5 shenja horoskopi

Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:49
Foto ilustruese

Gjithçka është e shkruar në yjë kështu që merreni me qetësi. Prej këtyre shenjave nuk do ta dëgjoni dhe aq shpesh fjalën “Të dua”.

Binjakët- Binjakët vdesin të përjetojnë eksperienca të reja, prandaj kur vjen puna tek përfshirja në një lidhje, nuk janë dhe aq të shpejtë. Ata duan t’i mbajnë gjërat nën tension, gjithë kohës interesante, prandaj prej tyre nuk do të dëgjoni të thonë “të dua” shpesh, edhe nëse ju duan vërtetë. Komunikimi me ta mund të jetë çelësi i marrëdhënies tuaj të shëndetshme, prandaj nëse nuk është dhe aq romantik, kuptojeni.

Virgjëresha- Nëse ekziston dikush që analizon çdo detaj në një lidhje, ajo është Virgjëresha. Ato duan që çdo gjë të jetë perfekte para se të thonë “të dua”. Kur njerëzit e kësaj shenje bien në dashuri, tendenca për të qenë perfektë i bën ata të zbulojnë shumë të vërteta brenda zemrës së tyre. Një Virgjëreshë do kohë për tu përfshirë në një lidhje, por nëse e bën, janë partnerë të shkëlqyer.

Akrepi- Akrepi përpiqet t’i rezistojë ndryshimeve. Mezi përfshihen në një marrëdhënie dhe sado të ndjejnë e kanë të vështirë të thonë fjalën magjike. Ama nëse një Akrep të thotë “të dua”, kuptojeni që gjërat janë shumë, po shumë serioze.

Bricjapi- Si shenjë toke, Bricjapët janë të orientuar drejt misioneve dhe shumë praktikë. Nuk nxitojnë të bien në dashuri dhe kur lidhen, analizojnë gjëra të tjera para se të bëhen romantikë. Nëse ata e shohin që lidhja s’shkon, romanca mbaron aty pa e zgjatur asnjë minutë më shumë. Nuk investojnë kurrsesi në gjëra për të cilat intuita i thotë të kundërtën.

Ujori- Shpirti i lirë i Ujorit ka një nevojë të pashpjegueshme për t’u ndjerë gjithë kohës i pavarur. Kur lidhen duhet një kohë shumë e gjatë për t’i shprehur ndjenjat e tyre, por kjo s’do të thotë që nuk dashurojnë. Nëse gjejnë të duhurin, do të bëjnë gjithçka për tu përfshirë plotësisht. Kjo do kohë, kështu që merreni me qetësi me një Ujor dhe shijoni shoqërinë e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...