Pranverën priteni në funde

Life style

Pranverën priteni në funde

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:28
Fundet

Si zgjidhje kalimtare e shkëlqyeshme imponohen pjesët e veshjeve të lëna pas dore gjatë dimrit

Ditët e para me diell shumica e damave mezi i presin në mënyrë që të lirohen nga palltot, xhupat e trashë dhe pantallonat dhe pas një kohe të gjatë sërish të vënë në pah feminitetin e tyre.

Si zgjidhje kalimtare e shkëlqyeshme imponohen pjesët e veshjeve lëna pas dore gjatë dimrit.

Fjala është për fundet.

Disenjatorët posaçërisht janë angazhuar në modelimin e fundeve nga stofrat me ngjyrë të kuqe.

Image

Qoftë kur është fjala për modelet e gjata apo të ngushta, në këtë rast dominon zgjedhja e ngjyrës, përkatësisht momenti i zjarrtë i cili arrihet me bartjen e këtyre veshjeve.

Nëse ngjyra e kuqe nuk ju është e preferuar apo e konsideroni tepër të guximshme, në trend janë fundet nga materialet diçka më të vrazhda të cilat kanë shkëlqim argjendi apo ari të vjetër.

Image

Mund t’i bartni me çizme, mirëpo nëse i kombinoni me këpucë, me të mund të ecni madje edhe në pranverën e vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat