Si të ushtroni jogën nëse jeni fillestar absolut: Këtë super trening mund ta bëni në shtëpi

Life style

Si të ushtroni jogën nëse jeni fillestar absolut: Këtë super trening mund ta bëni në shtëpi

Më: 17 mars 2019 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Nëse kurrë deri tani nuk jeni marrë me jogën dhe e dëshironi këtë shkathtësi, po ju paraqesim videon e treningut të jogës për fillestarët absolutë! Filloni ushtrimet që sot!

Joga është shkathtësi dobiprurëse për trupin dhe shpirtin, zvogëlon stresin, ndikon në përmirësimin e humorit, mirëpo ka edhe përparësi të shumta për shëndetin fizik.

Pas disa muajve ushtrimi të jogës do të keni rrezik më të vogël nga sëmundjet e zemrës, eshtrat do të forcohen, do të keni peshë të shëndetshme, do të ndihmoni që të liroheni nga dhembjet në shpinë dhe në qafë, nxit aktivitetin seksual, rregullon anksiozitetin dhe stresin, ul shtypjen e gjakut dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Nëse keni planifikuar të filloni të merreni me jogë, mund të provoni joga-treningun efikas në shtëpi i cili zgjat vetëm 20 minuta.

Kjo video e treningut u është përkushtuar fillestarëve, ndërkaq për ushtrime nuk ju janë të nevojshme kurrfarë mjetesh, por vetëm trupi juaj dhe mendja e hapur.

Treningu përbëhet nga disa poza të jogës (asana) të cilat janë të thjeshta dhe u dedikohen fillestarëve, kështu që lehtë do të ndiqni intensitetin e treningut.

Hapni zemrën dhe mendjen, lirojeni trupin dhe filloni të ushtroni – shikojeni videon në vijim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat