Çfarë do të thotë nëse partneri juaj nuk ju puth kur kryeni marrëdhënie? - Bota Sot
Çfarë do të thotë nëse partneri juaj nuk ju puth kur kryeni marrëdhënie?

Life style

Çfarë do të thotë nëse partneri juaj nuk ju puth kur kryeni marrëdhënie?

Më: 17 mars 2019 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Një puthje nga partneri juaj kur kryeni marrëdhënie është e rëndësishme për një sërë arsyesh… Sipas psikologëve dhe ekspertëve të marrëdhënieve, ky akt i thjeshtë pasqyron sa e rëndësishme është për një person dhe sa e vlerëson veten. Pra, çfarë do të thotë kur në momentin e intimitetit ai nuk ju puth?

Puthja forcon lidhjen mes jush dhe njeriut që doni. Dhe pikërisht për këtë, kur gjërat në çift fillojnë të përkeqësohen, akti i puthjes mungon, sepse të gjitha besimet dhe bashkimet që keni me partnerin tuaj kanë humbur. Sipas Dr. Marty Klein, këshilltar martese dhe këshilltar i përgjithshëm, akti i puthjeve është momenti më intim gjatë bashkimit.

“Njerëzit mund të kenë marrëdhënie intime me dikë me të cilët janë të zemëruar, njerëz që nuk mund t’i pëlqejnë shumë. A mund të imagjinoni të puthësh dikë që nuk ju pëlqen? Puthja është një nga aktivitetet më intime në një marrëdhënie. Njerëzit e bëjnë këtë vullnetarisht, ata zgjedhin të hedhin veten në këtë detyrë të zakonshme dhe erotike. Kur njerëzit ngurrojnë ta bëjnë këtë, është një sinjal negativ në marrëdhënie”.

Puthja është kaq e rëndësishme në një marrëdhënie saqë kur ajo mungon, gjërat mund të bëhen negative dhe mund të çojnë deri në ndarjen e çiftit. Dhe, në të vërtetë, puthja me pasion e partnerit tuaj mund ta ndryshojë për mirë marrëdhënien! Nëse kjo nuk ndodh, atëherë duhet të shqetësoheni.

Siç shpjegohet nga Marty, akti i marrëdhënies seksuale është diçka që duhet  bërë gjatë eksitimit dhe jo të “ndjeni dëshirë” për partnerin tuaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet të argëtoheni dhe ta puthni partnerin tuaj më shpesh, veçanërisht në raste të tilla.

Megjithatë Clint Carter, një reporter për shëndetin e grave, thotë se nëse ai qëndron para dikujt dhe nuk dëshiron ta puthë atë, atëherë marrëdhënia nuk do të zgjasë shumë. Por kur ke një marrëdhënie të qëndrueshme dhe nuk ka puthje, ka të ngjarë që çifti të fokusohet në diçka tjetër, si problemet rutinë.

Është e rëndësishme që të kesh zakonin e puthjes së partnerit kur ta përshëndesësh, kur të thuash mirupafshim ose kur dëshiron ta befasosh. Ju mund t’i mësoni atij edhe një lloj puthje që ju pëlqen dhe në këtë mënyrë i jepni marrëdhënies më shumë sensualitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...