Pse fëmijët duan t’i shohin të njëjtat gjëra në tv?

Life style

Pse fëmijët duan t’i shohin të njëjtat gjëra në tv?

Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:06
Foto ilustruese

Dhe pavarësisht sesa herë mund ta kenë parë të njëjtin film, fëmijët qëndrojnë përpara ekranit me të nëjtjën vëmendje si të ishte hera e parë.

Përse ndodh kjo?

Ekspertët pretendojnë se një fëmijë kërkon të shohë të njëjtën video, karikaturë ose film disa herë, sepse përcjell një ndjenjë sigurie tek ta. Kjo ndjenjë transmetohet nga përsëritja. Me fjalë të tjera, nëse fëmija përsërit atë që ai tashmë e di, dhe parashikon se çfarë do të ndodhë, ndihet më i sigurt.

Natyrisht kjo nuk duhet të bëhet një obsesion, kështu që edhe nëse fëmija dëshiron të jetë atje duke parë televizionin për herë të njëzetë, ju duhet t’i thoni jo.

A dëmtohet fëmija duke parë të njëjtën gjë pa pushim?

Shikimi i të njëjtit film disa herë ka më shumë efekte pozitive sesa negative, sepse ka përfitime për trurin e fëmijës.

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Sussex, fëmijët e ekspozuar ndaj përsëritjes (së moderuar) mësojnë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat