Atletet e bardha kanë humbur shkëlqimin? Ja çfarë duhet të bëni

Life style

Atletet e bardha kanë humbur shkëlqimin? Ja çfarë duhet të bëni

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:23
Foto ilustruese

1. Merrni atletet, shkoni në banjë dhe nxirrni pastën e dhëmbëve.

Me një furçë të vjetër, filloni të pastroni atletet aty ku e kanë humbur shkëlqimin. Pastën e dhëmbëve, e mira është ta miksoni me pak sheqer dhe gjithë pisllëku do të zhduket si me magji!

2. Jo lavatriçe!

Kujdes! Jo të gjitha atletet mund t’i fusni në lavatriçe. Shumë prej tyre dëmtohen dhe ndryshojnë komplet formën ose ngjyrën…

3. Ujë dhe sapun

Merrni një sapun, ujë të bollshëm dhe nisni të shkumoni. Në vend të leckës apo ndonjë furçe, merrni një letër të fortë (jo gazetë) dhe nisni larjen. Kështu forma dhe çdo gjë tjetër do të jenë njësoj.

4. Sekreti qëndron tek lidhëset.

Më shumë se sa me pjesën e jashtme, bëni mirë të merreni me pastrimin e lidhëseve. Lidhëset e pastra i bëjnë atletet të duken si të blera sot. Nëse i neglizhoni, bardhësia s’do të jetë ajo që keni në mendje.

5. Mbajini me kujdes!

Siç e dini- parandalimi është më mirë se kurimi- kështu që nëse doni atlete xixë të bardha, tregohuni të dashura me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat