Horoskopi ditor

Life style

Horoskopi ditor

Më: 19 mars 2019 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

DASHI21. mars - 20. prill

Mos e lini asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse ai mund t'iu ike nga duart dhe do vuani mjaft me pas. Duhet te mendoni edhe ta surprizoni atë ne ndonjë moment. Beqaret do jene entuziaste gjate gjithë kohës dhe gati edhe për aventura kalimtare. Rëndësi ka qe ata te ndihen mire. Te ardhurat do jene mjaft inkurajuese dhe nuk do keni për çfarë te qaheni.

DEMI21. prill - 21. maj

Dialogu do rivendoset serish sot ne jetën tuaj ne çift dhe do mund te zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe me pare ju kane shqetësuar. Beqaret nuk do ndihen gati te hedhin hapa gjigande dhe mund t'i refuzojnë edhe ftesat qe do ju bëhen. Ne fakt kane për t'u penduar shpejt. Ne planin financiar do e dini mire si te veproni qe situata t'iu mbetet gjate gjithë kohës e mire.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Do keni një dite shume te mire sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Mund te kaloni edhe disa çaste romantike ne mbrëmje. Beqaret do kenë plot takime dhe disa persona do ju duken shume interesante. Nuk duhet t'iu lënë t'iu ikin nga duart. Financat do konsolidohen tej mase dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Do kenë një lidhje shume te qëndrueshme te dashuruarit sot dhe marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Nuk do mungojnë as surprizat nga te dyja palët. Beqaret nuk do mundin dot te fillojnë një lidhje ashtu si e kane ëndërruar dhe do mbeten vetëm. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë ekuilibri. Nuk do keni frike te kryeni ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Pas një periudhe jo shume te begate për çiftet, sot gjerat do fillojnë te përmirësohen dhe shpesh do ndiheni te lumtur. Ndjenjat shprehini sa me shume qe te mundeni. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ne planin financiar do jete një dite me fat dhe me shume përmirësime. Do ndiheni te qete gjate gjithë kohe dhe nuk do ju dridhet dora kur te shpenzoni.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Duhet te bëni te pamundurën sot qe te ruani klimën harmonike ne jetën tuaj ne çift. Shume persona do mundohen t'ua prishin planet, por ju nuk duhet t'iu lini fushe te lire. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te ndryshuar statusin e tyre dhe do mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë ekuilibri, kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Do ndiheni shume mire pranë partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Do vendosni se bashku t'i lini pas krahëve njëherë e mire problemet e se shkuarës. Beqaret duhet t'i shprehin lirisht ndjenjat dhe nuk kane për t'u penduar për asnjë çast. Gjendja e financave do konsolidohet tej mase. Shfrytëzojeni rastin për te bere disa investime te nevojshme.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do keni një komunikim shume te mire me partnerin dhe nuk do ju linde asnjë mosmarrëveshje. Beqaret do e kenë shume te thjeshte ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe gjithçka do ju ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Buxhetin do dini ta organizoni ne çdo moment dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Reflektoni disa here para se te veproni sot ju te dashuruarit sepse po gabuat asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Beqaret do kenë një dite te veçantë. Ata do realizojnë takime fantastike dhe e gjithë jeta do ju marre një tjetër drejtim. Financat do i keni vete ne dore. Po shpenzuat pa u menduar mund te keni edhe tronditje te forta. Kujdesuni për gjithçka.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Do i qëndroni gjithë kohës besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite edhe pse ne disa momente tundimi do jete i forte. Ai do e vlerësojë këtë gjë dhe do mundohet t'ua plotësojë qejfi me sa te mundet. Beqaret do jene impulsive dhe ka rrezik te hedhin hapa te gabuara. Buxheti gjithashtu do lere për te dashuruar. Tregohuni te kujdesshëm ne çdo moment qe te mos keni probleme me serioze.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Dite euforike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment keni për t'u ndier mire dhe me fat qe keni partnerin ne krah. Beqaret do i kalojnë te gjitha pengesat qe ju kishin dale para dhe me ne fund do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Buxheti nuk do jete ashtu si ju keni dëshiruar megjithatë me një menaxhim te mire gjendja do përmirësohet.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Beni deklarata te forta sot ju te dashuruarit dhe përgatisni here pas here edhe surpriza për partnerin. Keni për ta pare sesi gjerat do ndryshoje menjëherë për mire. Beqaret do jene praktike dhe do përshtaten me çdo gjë qe do ju ofrohet. Ka mundësi qe disa te fillojnë edhe lidhje serioze. Ne planin financiar ka ardhur koha te merrni masa urgjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat