Rripat e mesit, aksesori trend i sezonit

Life style

Rripat e mesit, aksesori trend i sezonit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:01
Anxhelina Kotorri

Nuk ndodh zakonisht që rripat e mesit të jenë një nga aksesorët kryesorë të sezonit. Por kohët e fundit po shohim se ky trend është rikthyer.

Ai vazhdon të jetë aksesori më “këmbëngulës” për këtë sezon, që kërkon të jetë në garderobën tuaj. Rripi i mesit që po e shohim kudo, po bëhet gjithnjë e më shumë trend.

Për të folur këtë aksesor ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan blogerja Anxhelina Kotorri, e cila tha se rripi i mesit këtë sezon është i domosdoshëm.

“Nga sugjerimet që ishin bërë në “Javën e Modës” thuhej që mund të vendosim më shumë se 2 ose 3 rripa në një veshje. Mund të duket e çuditshme, por është realisht e bukur. Rripat mund të vishen me gjithçka, me një xhaketë fustan, me një bluzë të thjeshtë, këmishë, pallto etj. Ndër rripat që duhet të keni në garderobën tuaj janë: Rripi tradicional i belit, rripi i belit që i ngjan një shiriti, rripat e belit të frymëzuar nga vitet ’90 dhe 2000”, tha blogerja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat