Zgjidh një buqetë dhe zbulo se çfarë do të të sjellë pranvera - Bota Sot
Zgjidh një buqetë dhe zbulo se çfarë do të të sjellë pranvera

Life style

Zgjidh një buqetë dhe zbulo se çfarë do të të sjellë pranvera

Më: 20 mars 2019 Në ora: 20:06
Ilustrim

Pavarësisht faktit se ditët e para të pranverës janë ende të ftohta, shpirti yt ka brenda vetes ngrohtësi dhe gëzim. Gjithçka përreth nis të zgjohet pas dimrit të gjatë.

Sot, të propozojmë një test që do të të lejojë të zbulosh se çfarë do të sjellë pranvera. Shiko lulet në foto dhe zgjidh buqetën e preferuar:

Buqeta n.1:

Mimoza të thotë se këtë pranverë po pret ndryshime të këndshme. Gjëja kryesore për ty është të mos kesh frikë prej tyre. Gjithçka do zhvillohet në mënyrën e duhur, ndaj mos u shqetëso.

Buqeta n.2:

Tulipanët lajmërojnë se dëshirat e tua do realizohen. Planifiko në mënyrë kurajoze planet dhe dizenjo skica.

Buqeta n.3:

Zambaku i lugjeve është simbol i brishtësisë dhe romantizmit. Këtë pranverë duket se nuk do çelin vetëm lulet, por edhe tu. Arsyeja do jetë dashuria. Përgatitu, kjo ndjesi do të të përfshijë sërish.

Buqeta n.4:

Jasemini tregon se në fund do marrësh një shpërblim për punën tënde. Do vlerësohesh dhe këtë pranverë do shijosh frytet e punës tënde dhe do mund të pushosh më në fund.

Buqeta n.5:

Lulja e shafranit paralajmëron për një sukses të paimagjinueshëm. Për gjithë pranverën, ajo do të të ndjekë në majë të gishtave. Do jesh plot me energji për objektiva të reja. Do kesh sukses në të gjitha fushat e jetës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...