Thënie nga Idris Elba që tregojnë se konkurrent e keni vetëm vetveten - Bota Sot
Thënie nga Idris Elba që tregojnë se konkurrent e keni vetëm vetveten

Life style

Thënie nga Idris Elba që tregojnë se konkurrent e keni vetëm vetveten

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:17
Idris Elba

I lindur me 6 shtator të vitit 1972, Idris Elba është një aktor brilant britanik, këngëtar dhe DJ. Nëse jeni adhurues i filmave me heronj, atëherë me siguri e njihni si Heimdall nga filmat “Thor”.

Elba ka lindur nga dy prind emigrantë dhe është interesuar në dramë gjatë shkollimit të tij. Qysh prej fëmijërisë ai ka shfaqur aftësi të mira të aktrimit, ndërkaq tani është një prej yjeve më të kërkuara të Hollywood-it.

Ndonëse gjërat nuk kanë qenë gjithmonë të lehta për të, Elba është një nga aktorët që vazhdimisht ka punuar për t’u bërë i suksesshëm.

Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve më të mira nga ai, që tregojnë se konkurrent të vetëm e keni vetveten.

– “Mos u frikësoni nga asgjë. Bëni çfarëdo që dëshironi të bëni, por qëndroni të edukuar, inteligjent dhe me vetëbesim”

– “Babai gjithmonë më ka thënë se një budalla i moshës 40 vjet është budalla për tërë jetën”

– “Mos i caktoni vetse limite”

– “Nuk frikësohem se do të dështoj. Nuk frikësohem se do të rrëzohem dhe do të bëjë një gabim. Kjo është frika që zakonisht i ndalon njerëzit të fillojnë çfarëdo gjëje që kanë dëshirë”

– “Jam person ambicioz. Asnjëherë nuk e kam konsideruar veten të jem në garë me dikë, dhe nuk jam duke thënë se jam arrogant, thjesht rrugëtimi im ka filluar shumë moti dhe ende jam në atë rrugëtim, dhe nuk do të rri kot”

– “Të zgjohesh nga e vërteta është më mirë sesa të jetosh në gënjeshtër”

– “Siç duket ju vet e krijoni fatin tuaj, por duhet të punoni shumë për ta mbajtur atë”

– “Punoni më shumë, flini më pak”

– “Gjëja interesante për njerëzit është se gjithmonë gjejnë mënyra për t’ju befasuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...